Hakerat iranianë të Homeland Justice pas nxjerrjes së kartave të identitetit të shqiptarëve të dielën, ditën e sotme kanë nxjerrë edhe të dhënat e pasaportave.
Në një dokument prej 1366 faqesh të publikuar në Telegram, publikohet numri i pasaportës, numri personal, emër, mbiemër, vendlindja, vendbanimi dhe numri i telefonit i qytetarëve shqiptarë.

Kjo është e disata herë që hakerat shtien në dorë të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë.
Dokumenti i fundit disponohet nga MCN TV, por për të mos cenuar privatësinë e të dhënave të qytetarëve zgjedh të mos e publikojë.



