Reshjet e dendura të shiut dy ditë më parë kanë shkaktuar dëme të mëdha të bazamentin në përroin e Zaranikës, në qytetin e Elbasanit.
Siç mund të shihet nga pamjet, ura e cila ndërlidh dy lagje me njëra-tjetrën është drejt shkatërrimit total të saj.
Edhe pse bashkia Elbasan kreu një investim tre vite më parë në Përroin e Zaranikës, bazamenti i saj është shembur dhe rrezikon më shumë se 50 familje të përmbyten.
Banorët në lagjen ‘Banesa’ të Elbasanit, të trembur qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre. Ata shprehen për MCN TV se ndjehen të frikësuar pasi rrjedha e lumit rrezikon të krijojë përmbytje dhe izolim në banesat e tyre.
Banorët akuzojnë bashkinë për gjendjen ku ndodhen, pasi shkatërrimi i bazamenteve ka ardhur si pasojë e nënvlerësimit të situatës.



