Basha akuza shefit të policisë së Durrësit: Ka një magazinë me 120 tonë drogë

Basha akuza shefit të policisë së Durrësit: Ka një magazinë me 120 tonë drogë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga sheshi i lirisë nuk ka nguruar pa sulmuar kryeministri Edi Rama, duke thënë se lidhja e tij me krimin është e adhurueshme.

Basha ka deklaruar se janë dy magazina droge, një në Manzë dhe një në Ishëm, për të cilat kanë dijeni vetë ai, kryeministri Rama, ishministri i Brendshëm dhe ministri i ri i Brendshëm.

Basha ka zbuluar edhe emrin e “pronarit” që sipas tij është Perlat Cullaj, kreu i policisë së Durrësit “Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë së shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai, ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e çdo agjencie ligjsbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre. Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër Basha ka shpërthyer në akuza ndaj mitingut që mbajti Rama në sheshin ‘Skënderbej”.

“Kanë mbledhur një grup njerëzish që mundohen tu shpëlanë trutë. Njeriu që po u flet për zhvillim është njeriu që shkatërroi ekonominë shqiptare. Ai është njeriu që mbyll çdo shteg dhe mundësi për të aftët sepse ai po qeveris me të paaftët më të pashkolluarit dhe të korruptuarit. Ai ka mbyllur dyer e Evropës duke mbyllur dyert e demokracisë. Ai ka lidhur pakt me krimin dhe kriminelët. Ata që kanë shitur bijat dhe gratë e shqiptarëve në rrugët e Evropës, po na qeverisin. E ka lidhur fatin e tij me krimin prej ditës së tij të parë. Ja pse nuk mund të ketë asnjë tërheqje. Ne kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Kjo nuk lëviz dhe nuk do të ndryshojë”, tha Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy