Selami mbërrin në selinë blu: Nga ky proces do të dalim më të fortë

Selami mbërrin në selinë blu: Nga ky proces do të dalim më të fortë

Kandidati i vetëshpallur për kreun e PD-së, Eduart Selami, ka zhvilluar një takim me grupin e punës në PD. Selami tha se PD-ja do të dalë më e fortë nga procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri.

“U takova me grupin e punes ne PD. Ju siguroj se do te dalim me te fortë dhe me te mire nga ky process”, tha ai, duke parlajmëruar një deklaratë nga selia blu në orën 17:30. 

Takimi i Selamit me grupin e punes vjen vetëm pak orë pasi Basha ngriu të gjitha funksionet organizative si kryetar partie pas humbjes së zgjedhjeve, ndërsa Selami shpalli ambicien për të kandiduar për kryetar të ri të PD-së.

Mësohet se fillimisht në selinë e PD-së ka mbërritur Selami, ndërsa 10 minuta më pas është parë të hyjë edhe Basha.

PD-ja pritet të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri në korrik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy