Dorëheqja e Alibeajt, Fveziu: Lulzim Basha nuk do të rikthehet

Dorëheqja e Alibeajt, Fveziu: Lulzim Basha nuk do të rikthehet

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se kryetari në letra i PD-së, Lulzim Basha nuk do të kthehet në krye të partisë së mbetur pa kryetar pas dorëheqjes së kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Fevziu tha se PD-ja e vulës nuk ka anëtarësi që të votojë sipas parimit “Një anëtar një votë”, siç duhet zgjedhur kryetari i ri.

Që të jemi të ndershëm, Lulzim Basha nuk ka qenë ministër i keq, ka qenë ndër ministrat e jashtëm të mirë të Shqipërisë. Basha e mori shansin për t’u bërë kryeministër, në dy raunde votimesh. Dështoi edhe në lokalet dhe të përgjithshmet dhe nuk ka se çfarë të ofrojë më. Nëse Basha kthehet dhe ti bën një trio Berisha-Meta-Basha dhe pretendon të supozosh se në 2025 të kërkosh fitoren, ti nuk ke ndonjë shans. Gjërat ndryshojnë.

Unë nuk besoj se do të marrë PD-në e vulës, sepse PD-ja e vulës e ka zgjedhjen e kryetarit me “një anëtar një votë”. E para duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar që ta aprovojë. Ku do ta marrë, kush është anëtarësia e PD-së? Bardhi thotë se anëtarësia e PD-së është 60 mijë vetë, po aq pretendon edhe Berisha. Këta 600 mijë vetë që kanë votuar Berishën, do të shkojnë të votojnë bashën thoni ju? Nuk ka lista. Një anëtarësi ka PD-ja, jo dy.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy