Basha sulmon Ramën për drejtorët e hipotekave: Kriminelë, një prej tyre e bëri deputet

Basha sulmon Ramën për drejtorët e hipotekave: Kriminelë, një prej tyre e bëri deputet

Pas deklaratave të kryeministrit Rama, i cili u kërkonte dorëheqjen drejtorëve të Hipotekave ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shprehet se  “Rama e di mirë kush janë drejtorët e hipotekave, pasi ai i ka emëruar vetë duke i shërbyer pushtetit të kryeministrit”.

“Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: siç bëri me Çyrben e Hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq”, shprehet Basha.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Edi Rama e ka ditur mirë dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregull sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij.

Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq.

Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bërë deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh që nuk i ha askush”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy