Një sasi prej 510 kg marijuanë është sekuestruar gjatë një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare dhe asaj italiane. Një 29-vjeçar shqiptar me inicialet A.M, i cili udhëtonte me gomone në drejtim të Italisë është vënë në pranga.
Operacioni është kryer mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali. Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, sqaron policia.
Me gjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë ‘rrjetën’ e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë, bëen të ditur policia. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
