Muaji qershor ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë

Muaji qershor ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë

Muaji i kaluar ishte qershori më i ngrohtë i regjistruar në nivel global, sipas programit të klimës Copernicus të Evropës.

Ky është muaji i 13-të radhazi i thyerjes së rekordeve mujore të nxehtësisë, nënvizon shërbimi i ndryshimeve klimatike Copernicus (C3s).

“Jemi përballë diçkaje më shumë se një çudi statistikore, që nxjerr në pah një ndryshim të madh dhe të vazhdueshëm të klimës sonë”, thotë drejtori i shërbimit Carlo Buontempo.

Sipas tij, një fenomen i tillë do të jetë i pashmangshëm për sa kohë që njerëzimi të vazhdojë të shtojë gazra që bllokojnë nxehtësinë në atmosferë.

Drupal Ad

Temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit është më e larta e regjistruar ndonjëherë, sipas Copernicus, 1.64 gradë më e lartë se mesatarja para-industriale e periudhës 1850-1900, kur shpyllëzimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile nuk kishin kontribuar ende në ngrohja e klimës së Tokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy