
Vladimir Dushniku, përfaqësues i ”Lëvizjes Bashkë” se qeveria është indiferente dhe s’ka gatishmëri për të diskutuar projektligjin për minimumin jetik, e cila është dorëzuar në administratën e Kuvendit që prej një viti.
Dushniku tha se pensionistët po protestojnë prej 4 javësh, e megjithatë asnjë përfaqësues i qeverisë nuk del të na takojë.
Kërkesat tonë nisin që na minimumi jetik. Ka një vit që e kemi dërguar projektligji në administratën e Kuvendit. Ka një indiferentizëm, s’ka gatishmëri nga qeveria për ta diskutuar këtë minimum jetik. Draft-projekti është bërë që të jetë jo më i vogël se 20 mijë lekë në muaj ky duhet të jetë dhe minimumi i pagës së pensionit dhe atij që nuk ka paguar asnjë ditë.
Me këtë bonusin janë 500 mijë pensionistët që marrin nën 200 mijë lekë. Kjo tregon që nga 600 mijë pensionistë, 500 mijë marrin më pak se 200 mijë lekë. Shfrytëzojnë dobësinë. Kemi 4 javë që protestojnë dhe nuk del njeri. S’i nuk vijnë të na takojnë. Ose të thotë Rama jam takuar me pensionistë dhe janë të kënaqur. Po pse nuk takohet ai me të kënaqurin. Është qeveri socialiste kjo, duhet të kenë në fokus anët sociale. Pensionistët duhet të jenë të parë.



