Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave me BE, Rama: Pikë kthese historike për rrugëtimin europian

Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave me BE, Rama: Pikë kthese historike për rrugëtimin europian

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar zhvillimet e fundit si vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë, duke theksuar hyrjen në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimi Europian, miratimin e objektivave strategjike afatgjata dhe thellimin e reformave shtetërore.

 

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama e cilësoi 26 majin si një moment me rëndësi historike, duke deklaruar se vendi ka kaluar nga faza e hapjes së kapitujve në atë të mbylljes së tyre. Ai e përshkroi këtë si “një ngjitje në pikën më të lartë të rrugëtimit europian” dhe si rezultat të reformave të thella të dekadës së fundit.

 

Sipas tij, progresi i Shqipërisë është një “certifikim i punës së gjatë” në fusha kyçe si drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve demokratike, ndërsa nënvizoi se procesi i negociatave tashmë kërkon “më shumë përgjegjësi se kurrë”.

 

Duke iu referuar kalendarit të integrimit me Komisioni Europian, Rama theksoi objektivin për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimin brenda vitit 2030, duke e konsideruar këtë si një objektiv kombëtar.

 

Ai u ndal edhe te miratimi i Udhërrëfyesit Kombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, i cili përcakton objektiva konkrete në ekonomi, arsim, shëndetësi, mjedis dhe mirëqeverisje. Sipas tij, ky dokument shërben si “plan orientues për Shqipërinë që duam të ndërtojmë deri në fund të dekadës”.

 

Gjithashtu, u theksua edhe partneriteti strategjik me agjencitë e OKB-së për periudhën 2027–2031, i cili synon mbështetjen e reformave në kapitalin njerëzor, zhvillimin ekonomik, rritjen e gjelbër dhe forcimin e institucioneve.

 

Rama përfundoi se integrimi europian nuk është vetëm proces teknik negociatash, por “një transformim i thellë i shtetit dhe marrëdhënies së tij me qytetarin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy