Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bën me dije se ka nisur zbatimi i urdhrit për pasurinë e paluajtshme në lidhje me rastin Banjska. Haxhiu thotë se përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, ka nisur identifikimi i pasurive të përmendura, përfshirë vilën që u tha se i takonte Milan Radoiçiçit. Ky i fundit ishte organizatori i sulmit në Banjskë të Zveçanit.
“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, ka deklaruar Haxhiu.



