Kamionët e guroreve dëmtojnë rrugën dhe banesat/ Banorët e lagjes “Demokracia”: Korrupsion i pastër! Po bëjmë roje me turne!  

Kamionët e guroreve dëmtojnë rrugën dhe banesat/ Banorët e lagjes “Demokracia”: Korrupsion i pastër! Po bëjmë roje me turne!  

Në fokus të emisionit “Fol” në MCN TV ishin sot banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras, të cilët po protestojnë në mënyrë të vazhdueshme kundër kamionëve me inerte që kanë shkatërruar rrugën kryesore të lagjes.

Banorët thonë se 800 deri në 1200 kamionë të tonazhit të rëndë kalojnë në rrugë, duke shkaktuar shqetësim te banorët, dëmtim te banesat dhe rrezik te fëmijët në shkollë.

Ata tregojnë se detyrohen të bëjnë rojën ditë edhe natë, si dhe kanë vendosur një bllok betoni për të mos lejuar kamionët apo mjetet mbi 7,5 ton.

Ata kanë ndërprerë dy herë protestën pas premtimeve të bashkisë, që ka vendosur që kamionët të kalojnë në një tjetër rrugë në shtratin e lumit, por ky vendim s’është vënë në zbatim ende sot.

Banori Preng Lala shprehet:

Kemi bërë protesta edhe para 4 vjetësh. Për ca kohë u ndërpre. Kishte kamionë, por kishte shumë pak. Vitin e kaluar u shtua shumë numri i guroreve dhe i kamionëve. Lëviznin 400 kamionë në ditë. E imagjinoni s’i lëvizte toka. Ne u kemi kërkuar na i lëshoni me shkrim që kjo rrugë është që të kalojnë trajlera me super pesha. Para katër vjetësh kalonin 10-15 kamionë. U shumëfishuan guroret, si duket ikën nga Kruja dhe erdhën këtu. Ata nëse kanë leje duhet të gjejnë rrugën e duhur. Kjo është rruga e shkollës, s’ka asnjë sinjalistikë. Atje duhet të jetë tabela, kufizim shpejtësie, ndalim i kalimit të mjeteve me pesha të rënda.  Kryetari i bashkisë na premtoi që na lini 30 ditë kohë, dhe ne ramë dakord. Pas 30 ditësh s’u bë asgjë edhe u ngritëm prapë në protesta. Erdhi nënkryetari, na lini edhe një muaj e gjysmë, prapë e lamë, banorët u treguan shumë tolerantë. Kaluan 45 ditë ata asnjë gjë prapë. Herën e dytë dolëm dhe s’ndaluam më. Ose të na heqin si lagje, të na vendosim ku të duan, sepse këtu s’jetohet më”.

Një banore e zonës thotë:

Krejt jemi si në Afganistan! Na janë plasaritur shtëpitë. Kur kalojnë trajlerat nuk e dimë a është tërmet, apo kalojnë trajlerat. Ne shkojmë e mbushim ujë çdo ditë 2-3 bota. Po s’na sollën ujin të ikim të gjithë si lagje!

Një tjetër banor, Kosta tregon se si banorët detyrohen të bëjnë rojën ditë dhe natë, duke theksuar se ata janë në unison, pasi u ka shkuar thika në palcë.

Më parë ishin pak kamionë spontanë që s’na bezdisnin. Por në momentin që u bënë 27 gurore... Këtu kanë lëvizur 800-1200 kamionë në 24 orë, pa ndalim. Ne duke u gjetur me këtë situatë të vështirë, smog, balta deri në gju...Në janar ishim në protestë. Kryetarja e bashkisë na kërkoi 30 ditë kohë, ia dhamë, dy herë. Miratuan një projekt për një rrugë që kalon nëpër shtratin e lumit. Bllokuam rrugën për të dytën herë. Në janar mblodhi këshillin bashkiak, ku u mor vendimi për aksin rrugor.  Kamionët nuk kalojnë në këtë rrugën që ka miratuar këshilli bashkiak. I bëmë një peticion kryetares së bashkisë, shefit të komisariatit, ku mblodhëm 80 firma kryefamilarjësh. Ne do ta besojmë që është gjetur zgjidhja përfundimisht kur të vendosen tabelat, sinjalistika ligjore. Që të zgjidhet brenda kontureve të ligjit. Ne qëndrojmë me turne dy nga dy, ditë dhe natë. Kemi bërë një grup në whatsapp, edhe njoftojmë njerëz si në filma, ‘hajdeni se erdhën gjermanët!’. Jemi të gjithë unison sepse na ka shkuar thika në palcë”.

Një banor thotë se:

Ky është korrupsioni pastër. I kanë marrë lejet e kundërligjshme. Në pikë të mesditës kanë djegur pyllin! Çdo vit ka nga 2-3 zjarre, dhe më pas mbijnë gurore!

Një tjetër banor thotë se i është plasaritur shtëpia dhe dyqani nga trajlerat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy