Analisti Ben Andoni ka folur në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me rrëzimin nga mazhoranca në Kuvend të rezolutës që dënonte gjenocidin serb në Bosnjë.
Andoni tha se gracka eBerishës për mazhorancën ka funksionuar shumë mirë.
Ai u shpreh se mos votimi i rezolutës nga PS i lë Shqipërisë një peshë turpi të madh, pasi me këtë masakër s’mund të luhet kaq lehtë.
Është e çuditshme që në Shqipëri ka munguar një rezolutë e tillë. Në rastin tonë më duket se z.Berisha duhet të kishte mirësinë që të këshilloj, por ndarja është kaq e madhe saqë Berisha nuk pranohet si faktor. Mund ta përcillte në grupin parlamentar të PD, që protagonizmin ta kishte PD, dhe jo vetë ai. Gracka e tij ka funksionuar jashtëzakonisht mirë dhe Shqipërisë i ka lënë peshë turpi të madh sepse me masakrën e Srebenicës nuk mund të luhet kaq lehtë. Berisha do të faktorizohet. Kjo ka nxjerrë problem me Parlamentin, ku vërtet kryetarët vendosin për partitë, por duhet të ekzistojë edhe dinjiteti i deputetit. Duhet të jemi të ndershmës për diçka që z.Berisha është thyersi i embargos me Jugosllavinë. Moralisht nuk i binte atij ta bënte. Deputetët, qoftë në PD apo PS, në këtë moment duhet të gjenin gjuhën e përbashkët. Kujtimi i 8 mijë vetave që kanë vdekur është shumë më tepër nga gjërat meskine të Kuvendit të Shqipërisë”.
Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Andoni tha:
Është shpërdorim, në sensin që zgjedhja e një Presidenti është akt sublim. Në mendimin tim opozitën s’duhet ta përfaqësonin Mediu-Doda. Duhet të gjenin modalitetin që të binin dakord për identikitin e Presidentit dhe këtu nuk mendoj se ndryshojnë shumë. Presidenti besoj do dalë në etapat e tjera se s’ka ku të shkojë. Kjo pjesë e procesit do bëhet normal sipas kuptimit të politikanëve, por aspak normal për njerëzit. Dua të jem optimist që të paktën të jetë njeri i respektueshëm, të paktën të respektoj Kushtetutën”.



