Deputeti socialist Lavdrim Krashi, për mbledhjen dy ditore të qeverisë në Shëngjin, shprehet se nuk di një vend tjetër ku mbledhjet e qeverisë bëhen krejtësisht të hapura për publikun.
Mbledhjet e qeverisë nuk janë gjyqe popullore, nuk janë vende ku të gjithë thonë ç’të duan. Mbledhja e djeshme ishte vetëm mbledhje qeverie.
Qeveria ditën e parë përveç anëtarëve të qeverisë, kanë qenë drejtues politik, pasi programi i PS nga këta njerëz bëhet.
Nga studio e MCN Live ai deklaroi se nuk beson se ka shqiptarë që nuk e di se kush është përgjegjës për situatën në parlament.
Por në vijim tha se kjo nuk do të thotë se ka humbur kontrolli i parlamentit mbi qeverinë, pasi kontrolli bëhet në komisionet parlamentare.
Sipas tij, opozita siç ka bllokuar parlamentin, të njëjtën gjë kërkon të bëjë dhe në komisionet parlamentare.
Dita e parë nuk ishte vetëm mbledhje qeverie, u kërkua që deputetët të jenë më aktiv, edhe më kritikë.
Duhet që 75 deputetët e PS dhe të tjerët sa mbetën, të jenë të koordinuar, se ne nuk do të jemi gjithmonë deputetë të një partie në pushtet, se kur të jenë deputet të një opozite, nuk duhet të votojnë kundër.
Unë jam kundër që opozita të votoj kundër partisë në pushtet, thjesht sepse është opozitë.
I vetmi ligj ku duhet të votojë kundër, është buxheti i shtetit. Dhe qeveria dhe partia në pushtet duhet të dëgjojë opozitën.
Sa i takon çështjes së reformës zgjedhore, gjërat me konsensus janë gjithmonë gjërat më të mira. Ajo ku Rama ka të drejtë, është se konsensusi në fund pa një produkt.
Kemi dy vite që flasim për reformën zgjedhore, sot kemi një komision që nuk është komision dhe në këtë kuptim Rama ka të drejtë, se në fund arsyeja pse krijohen komisionet është një produkt.
Në këtë kuptim reforma duhet bërë me se s’bën. Më mirë reformë e tillë, se pa reformë fare.
Ne jemi para një situate që kemi dy vendime të Gjykatës Kushtetuese që nëse nuk adresohen para zgjedhjeve të 2025, jemi në kundërshtim me ligjin.



