Këngëtari i parë albin në Shqipëri, Ges Rabo: Nuk tërhiqem as kur dështoj, famën dua ta fitoj me hapa të thjeshtë

Këngëtari i parë albin në Shqipëri, Ges Rabo: Nuk tërhiqem as kur dështoj, famën dua ta fitoj me hapa të thjeshtë

Ges Rabo është këngëtari i parë albin në Shqipëri i cili ka një rrugëtim artistik prej 10 vitesh në muzikë. I ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ai ka treguar për eksperiencat e tij ku ka dalë fitues i konkursit në “Më lër të flas”, fitore e ardhur pas një dështimi në ‘X Factor’.

Ges Rabo shprehet ndër të tjera se famën më të madhe e mori me këngën remix të Flor Mumajesit “Pa jetë” e cila u bë mjaft virale në rrjetet sociale. Përveç muzikës ai është pjesë edhe e aktrimit dhe modelingut, ndërsa u shpreh se preferon që shkallët në karrierë ti ngjisë një nga një.

Kam qenë në ‘X Factor’ po u s’kualifikova sepse duke qenë se për fatin tim të keq isha shumë i bllokuar atë ditë dhe nuk munda që të jap 100% tim. Unë i njoh ata që kanë marrë në X Factor dhe nëpër prova kishim shumë pritshmëri dhe te unë dhe nuk ndodhi ashtu siç e mendova të ndodhte dhe shkoi ashtu siç shkoi por gjithsesi u hap dera tjetër ku dola dhe triumfator te konkursi ‘Më lër të flas’. Aplikimin e kishte bërë një shoku im dhe më tha shko dhe ka qenë një ditë pas audicioneve të X Factor.

Unë nuk lë gjë pa provuar si natyrë edhe nëse dështoj, por vazhdoj para dhe aty fitova 10 mijë euro. Ishte një shpërblim mendoj i merituar për këto vite që kam kontribuar për muzikën. Nuk besoj se duhet të harxhosh shumë për muzikën nëse ke talentin, unë ngelem te thjeshtësia dhe nëse sheh çmimet e studiove janë normale. Nuk mendoj se është e drejtë se po shohim dhe fytyra që nuk janë për tu parë në estradë në sensin artistik, dhe dalin vetëm se i promovojnë këto studiot e shtrenjta. Nqs ke kapitalin e merr famën direkt, por jam munduar të eci me hapa të thjeshtë dhe kështu besoj se do vazhdoj deri sa të ngre emrin tim.

I pyetur se sa eksperimente bën ti me veten tënde, Ges Rabo tha se beson se popullore nuk do i kërkojë njeri të këndoj por mund të bëj dhe ndonjë instrumental.

Po e bëjnë disa njerëz, por ka vend për eksperimentim ka shumë. Edhe kënga ‘pa jetë’ e Flor Mumajesit filloj si shaka në fillim duke bërë remix këngësh të ndryshme për qejf në studio dhe vetëm kur po e këndoja u pëlqye dhe e regjistruam direkt dhe eci shumë.

Ishte e gjitha respekt dhe rikujtimi i një kënge kaq legjendë dhe jo për fitime vetjake. Kërkova ti merrja leje Florit por nuk mora dot përgjigje, mendoj se ndoshta dhe është mërzitur disi nga ky remix. Nëse do e kishim hedhur në Youtube që në fillim do kishte marrë dhe më shumë klikime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy