Shmanget rreziku i zjarrit nga banesat në Dropull, ndërhyjnë 4 helikopterë nga Greqia

Shmanget rreziku i zjarrit nga banesat në Dropull, ndërhyjnë 4 helikopterë nga Greqia

Zjarri i cili krijoi shqetësim pasi iu afrua fshatrave të Dropullit një ditë më parë, po shkon drejt shuarjes.

Katër helikopterë nga Greqia kane ndërhyrë në terren përgjatë pasdites së djeshme dhe mëngjesin e sotëm, duke bërë të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarreve në qendrat e banuara.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarrfikësit e  Dropullit kanë punuar në terren përgjatë gjithë natës për shuarjen e zjarreve dhe vatrave rishtaz në zona të tjera.

Aktualisht zjarri ndodhet në drejtimin perëndimor drejt zonës së Sarandës. Behet e ditur se helikopterët dhe avionët grekë po vijojnë ndërhyrjen me intensitet që flakët të mos të avancojnë serish.

Nga përllogaritjet e deritashme në terren, bëhet e ditur se zjarri ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në pyje dhe kullota. Sipas vlerësimeve paraprake zjarri  ka shkaktuar djegien e 30 hektarë pyjeve dhe 270 hektarë kullotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy