Basha u bashkohet protestuesve të Unazës së Re, policia shoqëron Klevis Balliun

Basha u bashkohet protestuesve të Unazës së Re, policia shoqëron Klevis Balliun

Kreu i PD-së iu bashkua sot protestuesve të Unazës së Re, të cilët prej pothuajse një viti kundërshtojnë projektin e zgjerimit të rrugës, që prek shtëpitë e tyre. Kreu i PD, Lulzim Basha, në fjalën e tij akuzoi  kryeministrin Rama se po tenton të mbulojë vjedhjen 40 milionë eurove me këtë projekt.

Në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën të vidhnin 40 mln euro me aferën tashmë të njohur në gjithë botën të Unazës së Re, si dhe të devijonin lumin e Lanës për t’i dhënë mundësinë një trafikanti droge, mik i Ballës dhe Ramës, të ndërtonte një projekt me vlerë 60 mln euro. Është e njëjta drejtësi e kapur dhe e korruptuar që nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën që tashmë e gjithë bota e tregon me gisht, sepse përmes parave të drogës dhe të krimit shkeli ligjet amerikane, shkeli ligjet e fushatës së presidentit Obama. Dy persona janë dënuar me burg, por për Edi Ramën, prokuroria e kapur dhe marionetat, kamikazët politikë në prokurori dhe gjykata nuk hapin hetime. Ne luftojmë për kushtet dhe ligj. Ne luftojmë sonte tek Unaza e Re për të gjitha këto vlera me të cilat do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”, tha Basha.

Ndërkohë, pas protestës së sotme është shoqëruar në Policinë e Tiranës ish-deputeti democrat, Klevis Balliu. Ky i fundit ka qenë në krah të banorëve të Unazës së Re që në nisje të protestës së tyre në fund të vitit të kaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy