Urdhra arresti për Karçanaj dhe biznesmenët/ Karanxha: 12 shkelje në tenderat e AKSHI-t (VIDEO)

Urdhra arresti për Karçanaj dhe biznesmenët/ Karanxha: 12 shkelje në tenderat e AKSHI-t (VIDEO)

Avokati Ervin Karanxha operacionin e SPAK për abuzimet me tenderat e AKSHI-t, flet për masa sigurie të arsyeshme lidhur me dyshimet dhe provat hetimore.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se nga verifikimet e kryera kanë rezultuar shkelje në 12 tendera të kryera nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

 

Nga të dhënat që kemi mësuar deri tani, kemi thëniet e ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj për mos funksionimit të tenderave të AKSHI-t, por edhe zhdukja për disa orë e punonjësit të AKSHI-t Daniel Shima. Kemi një kallëzim tjetër të bërë po nga një punonjës i tyre. Këto kanë qenë dhe shkaqet që çështja është hetuar më thellë. 

 

Këto kanë qenë të dhënat e para që kanë bërë të mundur verifikimin. Në praktikat e prokurorisë në përgjithësi merren të dhënat, verifikohen shërbimet dhe ka rezultuar që për 12 tendera ka pasur shkelje. Për drejtoreshën e AKSHI-t, është vendosur një masë e pranueshme “arrest shtëpie”. Arresti në burg vendoset kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme.

 

Kemi shkelje për të gjithë personat deri te përfituesit. Kemi masa sigurimi pasi janë tendera me shuma shumë të mëdha, me miliona e miliona euro. Sa i takon “arrestit me burg” për biznesmenët Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi, ka pasur shumë debate publike për lidhjen e këtyre personave me zyrtarë të lartë të shtetit, por duhet parë dosja se çfarë provash ka. 

 

Në rast se njohja cenon ligjin, kjo besoj se duhet parë ngushtësisht, pasi është parimi i prezumimit të pafajësisë dhe ne duhet të kemi gjithçka me prova. Konstatojmë se këta janë me statusin e përfituesit të tenderit. 

 

Fakti që është vendosur masë tregon se ka prova të arsyeshme për ndjekjen penale. Duket se shërbimi i ofruar nuk është sipas ligjit. Kontrolli është i ligjshëm gjatë zbatimit të masës së sigurimit. Kanë shkuar oficerët e BKH të mbështetur nga Policia e Shtetit. Janë 46 milionë euro tendera në një rast të vetëm.

 

Te Daniel Shima dolën problemet e lojërave të paligjshme të fatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy