Ballkani i Hapur, Nano: Nëse Kurti do merrte pjesë Serbia do të pranonte se Kosova është një shtet që po negocion (VIDEO)

Ballkani i Hapur, Nano: Nëse Kurti do merrte pjesë Serbia do të pranonte se Kosova është një shtet që po negocion (VIDEO)

Gazetari Mustafa Nano tha pasditen e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv se është i prirur të besojë arsyetimin e parashtruar nga Rama ditën e sotme në mbledhjen e Ballkanit të Hapur.

Kriza e grurit është serioze, nuk ka mbërritur ende në Shqipëri, nuk është çudi të mbërrijë javët e ardhshme në varësi të strategjisë që ka dhe regjimi i Moskës për të inkurajuar krizën. Përtej këtij arsyetimi nuk e di nëse ka burime të tjera, me siguri do të kishte, por jam i prirur të pranoj edhe këtë arsyetim, mund të jetë dhe frut i Ballkanit të Hapur.

Për mua nuk ka problem të hamë bukë me grurë që vjen nga Moska, grurin e marrim nga na vjen.

Nano tha se nuk e përjashton idenë se promotori i nisëmës “Ballkani i Hapur” të jetë Vuçiç, por sipas analistit kjo nuk është domosdoshmëriash një gjë e keqe dghe se i qëndron vizionit të Ramës. Mëe tej gazetari shtoi se se është në interesin tonë dhe të Kosovës që të mbajmë një marrëdhënie të mirë me Serbinë.

Duke qenë se është edhe kolegu në linjë e mirë është të Komunikojmë . Ekziston ideja që promotori i nismës është Vuçiç dhe unë nuk e përjashtoj, por kjo s’do të thotë domosdoshmërisht që është e keqe, është dhe në harmoni me vizionin që ka pasur Rama gjithmonë. Ramës i rri mirë ku vizion. Serbërt janë aty dhe ata kanë një marrëdhënie preferenciale me Rusinë. Serbët nuk kanë dilemë 80  e tyre i kanë sytë nga moska. Serbia i ka syrtë nga Moska por edhe ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të mirë me ta pavarsisht se kush është kryetar i shteti në Beograd. Mund të jëtë dhe një tjetër që nuk ka bagazhin e Vuçiç por sidoqoftë ai përfaqëson një popull që i ka sytë nga Moska. Ne duhet të synojmë të vendosim marrëdhënie të mira me Serbinë. Është në interesin tonë dhe të Kosovës.

Nasno tha se prania e Kurtit në samitin e “Ballkanit të Hapur” do ishte njësoj sikur Serbia ta pranonte Kosovës si shtet që po negocion.

Kurti ka marrë një vendim që mbështet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve në Kosovë. Ai po përfaqëson opinionin publik, ai nuk mund të shkojë të përfaqësojë kur opinioni publik nuk do. Mendoj se e kanë gabim, edhe media që i mëshon këtij vendimi. Prania e Kurtit aty do të sillte vetëm të mira, në një tavolinë ku janë udhëheqësit e Ballkanit. Do të ishte njësoj sikur Serbia të pranonte defacto që Kosova është një shtet që po negocion.

Në fund Nano shtoi se marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk janë në pikën e tyre më të mirë dhe se kjo gjë përkon dhe me ardhjen e Ramës në pushte.

Lidhur me potencialin lobues në Athinë mendoj se nuk ekziston. Shqipëria me Athinën nuk është në pikën më të mirë. Ka një paradoks, deri para ca vitesh kemi pas marrëdhenie të mira me Athinën dhe zero me Beogradin, tani kemi marrëdhënie të lezetshme me Beogradin. Përkon me ardhjen e Ramës në pushtet, ai s’ka bërë asnjë vizitë zyrtare në Athinë. Pse ka ndodhur që më ardhjen e Ramës marrëdhëniet janë dobësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy