Projekti midis kompanisë MCN dhe NIV/ Ekspertët: Besueshmëria po rritet nga kompanitë që përdorin Inteligjencën Artificiale

Projekti midis kompanisë MCN dhe NIV/ Ekspertët: Besueshmëria po rritet nga kompanitë që përdorin Inteligjencën Artificiale

Së fundmi një risi në teknologji ka në fokus sistemin e parë shqiptar me inteligjence artificiale.

Një projekt i realizuar mes kompanisë MCN dhe NIV po revolucionarizon platformat e biznesit me Inteligjencën Artificiale.

Ergys Malo, drejtues projekti, Arbër Ormeni, ekspert IT, dhe Maris Basha, ekspert IA, për “MCN informacion” flasin për risitë e sistemit të parë shqiptar me Inteligjencën Artificiale, për të cilën thotë se po rrit besueshmërinë te kompanitë që duan ta fusin në përdorim IA.

Sipas projektit, Asistenti IA zë-me-zë mund të bëjë dhe të marrë thirrje dhe kjo sipas ekspertëve ka ndryshuar rrënjësisht shërbimin ndaj klientit.

Ergys Malo:

Po trajnojmë asistentin për një kompani i cili tregton produkte elektronike. Ky asistent është trajnuar me të dhëna të krijuara posaçërisht për ta dhe aktualisht ata nuk po përdorin operator për t’u përgjigju thirrjeve për problematikat që klientët mund të marrim dhe kanë me pajisjet e tyre. Pra, aktualisht asistenti po i përballon telefonat dhe duke u dhënë edhe zgjidhje të problemit.  

Është normale që në fillimet e tyre ata të mos kenë qasjen e njëjtë se po flasin me një njeri, por besoj se do të ndryshojë nga momenti që shikojnë që problemi i tyre merr zgjidhje ne të njëjtën kohë sikur do merrte, në mos me shpejt se sa operatori që ishte.

Maris Basha:

Kompanitë po kuptojnë se ky shërbim rrit efikasitetin, ul kostot dhe ka të njëjtin efikasitet, do ndërgjegjësohen dhe do e përqafojnë.

Nuk besoj se do të ketë një efekt negativ për aq kohë sa rezultati është i njëjtë me operatorët njerëzor.

Nuk besoj se njerëzit e kanë problem të flasin me IA, ata e kanë problem nëse IA nuk i kuptojnë dhe nuk u kthen përgjigje e duhur dhe besoj produktiv që kanë qenë në treg më përpara kanë pasur këtë problematika, nuk ishte problematika që nuk donin, ishte arsyeja se nuk punonin mirë.

Arbër Ormeni:

Fakti se është e gjitha në shqip, mund të flasësh lirshëm shqip dhe ajo mund të te kthej lirshëm përgjigje shqip. Është projektuar dukje u bazuar në një model me shumë të dhënash, duke përdorur pak a shumë edhe transkriptimin, që ishte produkti i parë nga bashkëpunuam që e kthejë tekstin ne zë dhe zërin ën tekst, më pas u zhvillua modeli i Asistentit për të asistuar në problematika të ndryshme. Besoj se kjo e ka ndihmuar goxha.

Me përdorimin e këtyre asistentëve, po ta shikoni, të gjitha kompanitë që po investojnë në sisteme me AI, rritet akoma më shumë besueshmëria te këto sistemet që përdorin thirrje telefonike, etj. Kur një kompani përdor IA, tregon një besueshmëri akoma më të lartë që e ka marrë më seriozisht punën, ka investuar në këtë proces, prandaj është edhe arsyeja sepse kompanitë dëshirojnë akoma më shumë ta përdorin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy