Rritja e çmimit është abuzive dhe e pajustifikueshme. Kështu janë shprehur njëzëri anëtarët e këshillit bashkiak të PD-së në Tiranë. Ata u bëjnë apel qytetarëve dhe forcave të tjera politike që të bashkohen kundër këtij akti që do të paraqitet të mërkurën në mbledhjen e këshillit bashkiak.



