Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e shpejtësisë dhe frekuencës së fatkeqësive natyrore. Në vitin 2019, Shqipëria miratoi ligjin për Mbrojtjen Civile, të cilit i është bashkëngjitur më vonë edhe Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë. Në studion e MCN Economy, Laureta Dibra/ Menaxhere, Projekti i Planit Kombëtar për Përshtatjen me Ndryshimet Klimatike, UNDP, tha se rezultatet e studimeve ngrenë domosdoshmërinë e një plani gjithëpërfshirës, për të cilin po asistohet qeveria shqiptare.
UNDP në këtë proces po suporton qeverinë shqiptare jo vetëm në një plan gjithëpërfshirës për zvogëlimin e riskut, por edhe në adresimin e çështjeve që lidhen me ndryshimet klimatike. Të dhënat që vijnë nga studime të ndryshme kanë rezultuar në faktin që temperaturat janë duke ndryshuar dhe sasia e reshjeve vjetore është duke u ulur. Temperaturat janë rritur me 0.3 gradë dhe në 2050 të ketë një rritje me 1.6 gradë. Kjo do të thotë që ngjarjet ekstreme të motit do të përshpejtohen. Kjo do të çojë në rritjen e shpejtësisë dhe frekuencës së fatkeqësive natyrore.
Shqipëria është anëtarësuar në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, një mundësi kjo që sipas Dibrës do ta bëjë më të shpejtë reagimin në rast nevoje.
Do të ketë një shkëmbim eksperiencash, dijesh. Do të ketë edhe shkëmbim të mjeteve në rast se ndodh një fatkeqësi natyrore. Nëse më parë kaloje në disa instanca, përgjigja është e menjëhershme.
Ne jemi duke suportuar qeverinë shqiptare në një plan kombëtar për përshtatjen me ndryshimet klimatike. Kemi pasur një sinergji me këtë projekt që hartoi strategjinë.
Dibra tha se janë identifikuar bashkitë më të prekura nga ndryshimet klimatike dhe do të ketë një strategji financimi.
Është parashikuar që zbatimi i masave të bëhen në nivel lokal dhe në nivel kombëtar. UNDP po e bën këtë në prefekturën e Fierit, ku po suportohet vlerësimi i risqeve. Duke kaluar në nivel lokal, edhe masat do të jenë më konkrete dhe pjesa e identifikimit të burimeve do të jenë më të qarta, për të identifikuar boshllëqet dhe si mund të gjendet burimi i financimit.



