
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Enton Abilekaj tha se varfëria është në themel të një pjese të madhe të ngjarjeve kriminale.
Në Shqipëri ka izolim për shkak të varfërisë. Varfëria ekonomike sjell të gjitha të tjerat.
Ai njeri nuk e mendon dot që vajza e tij mund të shkëputet nga ai ambient, të vazhdojë shkollën, të ndërtojë një të ardhme.
Ai mund të ketë shkuar në Londër, por formimin e ka marrë aty. Është varfëria dhe struktura sociale që krijon varfëria. Ne kishim në Kavajë rastin e një vajze që u përdhunua nga të gjithë djemtë e qytetit.
Ku janë ata djem? Ata vazhdojnë jetën sot. Ne duhet të shmangim shkaqet. Këto fshihen te shkolla, mungesa e kulturës, varfëria.



