Bushati: Rama zgjodhi Belindën para Berlinit. Kjo është qeveria "Belinda 2"

Bushati: Rama zgjodhi Belindën para Berlinit. Kjo është qeveria "Belinda 2"

Ndryshimet e fundit në qeveri, analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, i sheh me faktin se Edi Rama ka zgjedhur Belinda Ballukun para Berlinit. 

Bushati tha se pavarësisht se Balluku u largua nga qeveria, njerëzit e saj janë vendosur në pozicione kyçe, duke e cilësuar si qeveria “Belinda 2’. 

 

Rama zgjodhi Belindën para Berlinit. Pavarësisht se Balluku iku, ajo ka lënë një vulë turpi mbi këtë qeveri të re. 

Spiropali ka ikur sot me Belindën, pasi llafi qe, kjo më shan nëpër ambasada.

Pra sot Rama, duke hequr Belindën, ka pranuar edhe kushtin e Ballukut, të heqësh mamicën, jo njeri dosido. 

Ministri i Mbrojtjes, njeri i Ballukut. Ai i energjitikës, njeri që ka bashkëpunuar me Ballukun. Duket sikur është hequr Balluku, por duket se Rama, ka dashuri, kompleks, mirënjohje, nuk di ti vë emrin, ndaj Belindës, që ja ka bërë qokën edhe në qeverinë ku Belinda mungon.

Gjermania ka qenë e vendosur, jo dorëheqja, por imuniteti i Ballukut. Sot Rama, në një mënyrë të çuditshme, atipike për një lider të kujdesshëm si Rama, në fjalimin që ka mbajtur para deputetëve, ka kujtuar fjalimet e Gazidedes dhe Berishës kundër Amerikës.

Fjalori që ka përdorur kundër Berlinit dhe Gjermanisë, sikur duan të keqen e Shqipërisë.

Në këtë kuptim, prandaj thashë zgjodhi Belindën para Berlinit. Sot Rama ka goditur shtetin më të fuqishëm të BE dhe ka bërë qeveri "Belinda 2”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy