
Ekspert i financave, Ergis Sefa i ftuar nw “MCN Economy”, analizoi rënien e euros dhe forcimin e lekut në Shqipëri, duke theksuar ndikimin e parave informale si një faktor kryesor.
Ai parashikon që kjo tendencë do të vazhdojë edhe gjatë verës, duke theksuar se lufta kundër informalitetit mbetet një sfidë e madhe për stabilitetin ekonomik të vendit.
“Kemi një tkurrje të euros dhe është normale pasi në verë do të kemi një zhvlerësim tjetër në verë. Të mos të gënjehemi nga lëvizja momentale, unë e shoh shumë të vështirë që euro të shkojë në 120. Kam përshtypje që do të kemi një forcim të lekut, sidomos këtë vit.
Banka e Shqipërisë ka bërë disa lëvizje për të rregulluar, por nuk kemi vetëm paranë që qarkullon, por kemi edhe paranë e dyshimtë pasi nuk mund të ndërhyhet. Megjithëse BSH ka bërë disa blerje sërish mbetet ... të shkojmë prapë në shifrat 120 do të ishte shumë e vështirë. BSH është duke kryer një detyrë të mirë, por kjo duhet të shkojë paralelisht me luftën e informalitetit.
Mund të themi që dy sektorët kryesore të ekonomisë tonë i kanë çmimet në euro dhe mund të jetë një komponent që do ti rrisë. Pra ka shumë elementë që tashmë çmohen në euro dhe në një farë mënyre po rrëshqasim drejt asaj politike. A do të ishte momenti që në të eurozohemi? Mendoj që do të ishte një goditje e madhe për ekonominë tonë.”



