Dy kandidatë për kryetar dhe tetë kandidatë të tjerë për anëtarë kanë kaluar procedurat përzgjedhëse për t’u bërë pjesë e Komisionit të Prokurimit Publik. Faza tjetër e konkursit do të vijojë me vlerësimin e dosjeve dhe intervistat me gojë.
Njoftimi
Komisioni ad-hoc për kryerjen e procedurave përzgjedhëse për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik, i ngritur me Urdhrin Nr. 8, datë 17.10.2017, pasi bëri vlerësimin paraprak të dosjeve të aplikantëve të paraqitur, vlerësoi të kualifikojë për të vazhduar fazat e mëtejshme të procedurës përzgjedhëse kandidatët si më poshtë:
I. Kandidatë të kualifikuar për Kryetar të KPP:
Julian Zanaj;
Evis Shurdha
II. Kandidatë të kualifikuar për Anëtarë të KPP:
Odise Moçka;
Brunilda Ali;
Leonard Gremshi;
Valbona Kadëna;
Oriela Shishi;
Arlinda Pogaj;
Marsuela Aliaj;
Elona Turku
Komisioni do të vijojë punën me fazat e tjera të vlerësimit përkatësisht, vlerësimin me pikë të dosjeve të kandidatëve të kualifikuar si dhe intervistat e strukturuara me gojë.



