Dervishi: Traumatike që po konfliktohen fizikisht edhe vajzat në shkolla! Duhet strategji kombëtare, të integrohen psikologët dhe sociologët në mësim (VIDEO)

Dervishi: Traumatike që po konfliktohen fizikisht edhe vajzat në shkolla! Duhet strategji kombëtare, të integrohen psikologët dhe sociologët në mësim (VIDEO)

Sociologu Zyhdi Dervishi duke folur në MCN Live e konsideroi “traumatike dhe të pafalshme” atë që po ndodh në shkollat shqiptare, ku ka përditë konflikte fizike jo vetëm nga djemtë por edhe nga vajzat. Dervishi vë në dukje se një klimë e tillë amplifikohet edhe nga rrjetet sociale. Ai theksoi se duhet një strategji kombëtare ku të përfshihen psikologë, sociologë dhe mjekë, me qëllim shtensionimin e psikologjisë në shkolla.

Ndër të tjera Dervishi kërkoi që psikologët dhe sociologët të integrohen edhe në orët mësimore, pasi është e vetmja mënyrë për t’i njohur nxënësit sikurse mësuesit. Nga ana tjetër ai kërkoi që media të mos transmetojë dhunë, perversitet, dhe fjalor banal, si dhe politikanët të mos jenë shumë të pranishëm në televizion.

Shoqëria shqiptare është në një transformim të vrullshëm dhe të shpejtë, ka aspekte pozitive por edhe shqetësuese. Është rritur shumë ndikimi i mediave në vetëdijen e adoleshentëve. 90 për qind e adoleshentëve ndikohen për keq nga filmat me perversitet dhe me dhunë. Ky fluks ka një arterie botërore, por kësaj i shtohen edhe specifikat e veprimtarisë kriminale në çështjen shqiptare. Me keqardhje e them që në mediat flitet më shumë për aspektet negative, për vjedhjet, shajnë politikanët në Parlament, unë mendoj që shumica e seancave nuk duhet të transmetohen. Ka ndikuar në krijimin e një klime të sëmurë, ku e keqja predominon. Kur një person shan e fyen dhe ecën në karrierë, pse të rinjtë të mos mendojnë të ecnin në këtë rrugë. Shumë gjëra mund t’i shohësh në rrjetet sociale, pa kosto, pa shkuar atje. Problemi është që kjo arritje e madhe e njerëzimit ka edhe anët negative. Mendoj që fuqia njerëzore e inteligjencës ka arritur atje ku shumë nga këto anë negative mund të neutralizohet. Adoleshentët janë më të paarfimuar dhe më të paorientuar në jetë. Është një moshë kontradiktore dhe mosha më shpërthyese. Problemi shtrohet a mund t’i jepet më pak helm, unë mendoj se po. E para duke korrektuar programet në rrjetet sociale, që jepet në televizione. Fjalët fyese të mos i përcjellë programi. Mund të përpunohen programe të tilla që perveristetet të mos jepen. Ka një përvojë të mirë në Turqi. Në shkollat turke u ofrohen nxënësve të mësojnë poezi të bukura, shumë edukative, formuese të autorëve të mëdhenj, të përzgjedhura nga komisione specialistësh.

Shqiptarët nuk pushojnë së shari Shqipërinë. Unë në librat e mi kam bërë të kundërtën, jam përpjekur të vë në dukje anët pozitive të këtij populli. Nëse organizojmë aktivitete kulturore, artistike, sportive, mendoj që shumë të rinj do largohen nga telefoni. Në gjimnazet tona ka shumë sherre. Drejtoreshat e shkollave marrin pothuajse përditë marrin në telefon policinë, kjo është traumatike, e pafalshme. Më rezulton se në shumicën e shkollave zihen fizikisht jo vetëm djemtë, por edhe vajzat. Kjo klimë e krijuar amplifikohet edhe nga rrjetet sociale. Duhet bërë një studim kombëtar, profesional, me sociologë, psikologë edhe specialistë, mjekë, të paraqitet një strategji kombëtare, me efekte afatshkurtra, afatmesme, afatgjata. Të shtensionohet psikologjia nëpër shkolla, të ndërmerren një sistem masash që nxënësit të mos konfliktohen. Për mua ne duhet ta rivitalizojmë traditën tonë më të mirë. Është e nevojshme që shoqëria shqiptare të këtë më shumë struktura funksionuese. Nuk funksionon praktika që të ketë psikologë dhe sociologë. Këta duhet të punojnë me gjysmë ngarkese, gjysmë ta kenë në mësim, dhe gjysmë ngarkesë punë me nxënësit. Psikologu nuk të njeh, një mësues që të ka përditë në mësim të njeh. Ka shumë psikologë dhe sociologë, por mënyra e organizimit është defektoze. Sa më shumë investohet për të rinjtë, shkurtohet numri i policëve dhe i burgjeve. Në kohën e monizmit u jepnim më shumë rëndësi studimeve. Ka pasur institute që ishin funksionale. Duhen studime, rekomandime, të merren masa për të riprogramuar programet që jepen në televizione.

Enver Hoxha, ai burri i gjithëpushtetshëm dilte në televizion dy herë në vit, se kuptoj pse politikanët duhet të dalin çdo ditë në televizion. Kryeministri, kryetari i partisë, presidenti, s’kanë pse dalin në televizion. A mund t’i mbushim televizionet me programe edukative, fjalë të ëmbla dhe të mënçura. Shohim në Parlament fjalë nga më vulgaret. Duhet të ofrohen programe më interesante, muzikë më e bukur, muzika vulgare s’duhet të qarkullojë në mjediset publike. Moda përhapet, por edhe frenohet”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy