Gjokutaj: Në Shqipëri qarkullojnë 800 milionë euro para të pista, prishin konkurrencën e ndershme

Gjokutaj: Në Shqipëri qarkullojnë 800 milionë euro para të pista, prishin konkurrencën e ndershme

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj flet me shifra lidhur me fluksin e parave të pista që qarkullojnë në vendin tonë.

Ai tha për MCN Live se rreth 800 milionë euro janë para të pista, fryt i aktivitetit ilegal, të cilat kanë depërtuar në ekonominë shqiptare.

Sipas tij, fluksi i parave të pista shihet çdo ditë, nga ndërhyrja në ekonomi me burime informale dhe me prurjet e tyre ndikojnë te bizneset, ekonomia në përgjithësi dhe individët.

Drupal Ad

Sa i takon bizneseve, ndikojnë te prishja e konkurrencës së ndershme që ndikohet direkt nga futja e parave të pista, por që tolerohen dhe ndikojnë dhe duke krijuar mundësitë e padrejta që kanë bizneset karshi shanseve që u jepet qoftë nga buxheti dhe mënyra të tjera.

Në arsim dhe shëndetësi janë të pranishme. Në momentin që këto para hyjnë në arsim, ndikojnë në politikat e kapura që ndikojnë në fitimin afatshkurtër dhe jo cilësinë, edhe në shëndetësi nëpërmjet hapjes së klinikave private dhe futjes së parave të pista, deformon ekonominë në mënyrë të tillë që në momentin që kapen apo konfiskohen dhe sekuestrohen prona me burime kriminale, ndikojnë në ekonomi dhe krijojnë probleme se ajo që ofron si shërbim duhet zëvendësuar, krijon probleme në punësim, por edhe te familjet në mënyrën se si janë të lidhura.

Për familjet krijohen shanse të pabarabarta se nuk marrin atë që duhet. Paratë e pista krijojnë probleme në momentin që ngrijnë si asete dhe krijon atë boshllëk që nuk është i pandjeshëm për përhapjen që ka në ekonomi.

Përveç prezencës direkte, ato kanë ndikim në pjesën tjetër të ekonomisë dhe shkaktojnë frenimin e rritjes ekonomike.

Paratë e pista nuk shikojnë në vetvete investimet afatgjata, por duan investime afatshkurtra dhe të rrinë në hije dhe duan të ushqejnë biznesin kriminal.

Paratë e pista zënë rreth 600-800 milionë euro në Shqipëri, shto këtu dhe evazionin fiskal që është i lidhur me paratë e pista, kjo shifër shkon dhe më lartë.

Kjo vjen dhe në formën e investimeve të haja ky mbi 1/3 e investimeve të huaja vijnë nga zona offshore.

Edhe pastrimi nëpërmjet sistemit financiar, jo banka, është i pranishëm, por është pak më e sofistikuar.

Qëllimi i pastrimit të parave është nëpërmjet transaksioneve të shpeshta bankare dhe të dyshimta, për të humbur gjurmët, por kërkon një organizim më të madh dhe një staf më të madh.

Paratë e pista hyjnë në biznese formale, qarkullojnë para dhe më tej investohen në pjesë ku kontrolli i shtetit është i ulët.

Këtu kam parasysh edhe transportin e pasagjerëve apo sektorë të tillë që konsiderohen të pastër, siç është dhe energjia, ku edhe pse investimi vjen nga jashtë, nuk e përjashton përfshirjen e parave të pista.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy