Emiljano Shullazi është shtruar me urgjencë në spital. Ai është dërguar në orët e para të mëngjesit në Spitalin Amerikan 2 në Rrugën e Dibrës.
Forca të shumta policie e kanë shoqëruar “të fortin” e Tiranës nga burgu deri në urgjencën e spitalit, raporton Lapsi.al. Edhe aty ai po mbahet nën masa të rrepta sigurie nga frika e ndonjë arratisjeje të mundshme. Godina e spitalit është aktualisht e rrethuar nga shumë forca policie.



