
Rusia deklaron prerazi, se nuk ka lidhje me sulmet kibernetike të bëra një ditë më parë në Ukrainë, ku u rrëzuan sajtet e ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe të dy bankave të shtetit.
Kjo gjë u mohua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili akuzoi Ukrainën se fajëson Rusinë për gjithçka.
“Rusia nuk ka lidhje me sulmet kibernetike në Kiev”, tha Peskov, duke shtuar se jo çdo gjë që ndodh në Ukrainë, ka si përgjegjëse Rusinë.



