Patozi kujton Olldashin: Kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë… (FOTO)

Patozi kujton Olldashin: Kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë… (FOTO)

Në përvjetorin e katërt të vdekjes, ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, ka kujtuar me një postim mikun e tij Sokol Olldashi. Patozi ka postuar bashkëngjitur një foto të hershme të tij me Olldashin, para se ata t’i hynin politikës.

Shkrimi i plotë:

KUR ISHIM MË TË VEGJËL

Është shkrepur rreth 20 vjet më parë, në redaksinë e gazetës “Albania”.

Atëherë, “kur ishim më të vegjël, sepse të rinj jemi prapë”.

Ka qenë kjo një shprehje, që e përdornim shpesh me shaka për të kujtuar të shkuarën dhe injoruar rrjedhjen e viteve.

Nuk e mbaja mend fare që ekzistonte, pasi asnjëri prej nesh nuk ka qenë i dhënë pas fotove.

Merita për “zbulimin” e saj i takon Irta Patozit, e cila e kishte gjetur rastësisht në turrën e fotografive të vjetra.

Por meqë është kopje e vetme, sot ia dorëzova kokëulur Kozetës.

Sepse asaj i takon që ta ketë, si e vetmja bankë e sigurt për të gjitha “pasuritë”, që trashëguam prej Sokol Olldashit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy