Konsumi i verës shënon rënie në BE. Franca planifikon 200 mln euro për asgjësimin e pijes

Konsumi i verës shënon rënie në BE. Franca planifikon 200 mln euro për asgjësimin e pijes

Qeveria franceze ka planifikuar të shpenzojë 200 milionë euro për asgjësimin e verës së tepërt. Vendimi vjen pasi kjo industri po përballet me një sërë problematikash. Mes të cilave edhe rënia e kërkesës për këtë pije pasi shumë qytetarë po zgjedhin birrën artizanale.

Sipas Ministrit francez të Bujqësisë Marc Fesneau, fondi prej 200 milionë eurosh do të përdoret për shmangien e një kolapsi të çmimeve.

"Me derdhjen e parave në këtë industri, qeveria franceze synon të ndalojë kolapsin e çmimeve... në mënyrë që prodhuesit e verës të gjejnë përsëri burime të ardhurash. Pavarësisht nga ndihma financiare,  një fond fillestar i Bashkimit Europian prej 160 milion eurosh, të cilin qeveria jonë e rriti deri në 200 milion euro, industria e verës duhet të shikojë nga e ardhmja, të mendojë për ndryshimet e konsumatorit dhe të përshtatet.

Rënia e konsumit pranohet edhe nga vetë prodhuesit të cilët thonë se verën po e shesin nën çmimin e prodhimit duke humbur në këtë mënyrë shumë para. Megjithatë ata janë të një mendimi me qeverinë që alkooli i përftuar nga vera që do të asgjësohet t’u shitet kompanive që merren me prodhimin e dezinfektuesve, produkteve të pastrimit dhe parfumeve.

Të dhënat e fundit te Komisionit Evropian për konsumin e verës në gjashtë muajt e parë të këtij viti tregojnë një rënie prej 7% për Italinë, 10% për Spanjën, 15% për Francën, 22% për Gjermaninë dhe 34% për Portugalinë teksa sasia e prodhimit në të gjithë bllokun evropian u rrit me 4%.

Për herë të parë me një situatë të tillë Europa u ndesh në mesin e viteve 2000 çka detyroi Bashkimin Europian të reformojë politikën bujqësore për reduktimin e mbiprodhimit masiv të verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy