
Znj. Topalli fillimisht dua ta nis me përplasjen e zotit Meta me Policinë Bashkiake, pasi edhe ju jeni ndier e kërcënuar në Parlament?
Në jetën politike kam kaluar shumë momente, të veçanta, por në fushta elektorale as provokimet dhe as sjelljet të tilla nuk ndihmojnë as nga njëra palë as nga tjetra. Unë s’po bëj një koment timin, por mund të them një fjalë të një diplomati që e quajti një sjellje shumë ‘presidenciale’ me shumë ironi në fakt. Në Shqipëri ka radhur koha që t’i japim fund këtyre skenave, edhe atyre që provokojnë edhe atyre që mendojne ta kthejnë këtë fushatë elektorale në një linjë konflikti. Do ishte dëmi më i madh që mund t’i bëjnë shqiptarëve edhe atë ditë, edhe të kthesh Ditën e Verës në një ditë provokimesh dhe grushtash e sharjesh është gjëja më pak qytetare, gjëja më e pamerituar, por që në fakt tregon se të dyja palët janë shumë të frikësuar se do të humbin. Ndaj në këto kushte është themelore që të shfrytëzojmë 25 prillin për të dhënë një mesazh të fortë kundër tre kryetarëve, edhe atyre që provokojnë edhe atyre që duan linjë konflikti dhe që të 2 palët nuk harrojnë që nuk arrijnë të marrin 70 deputetë që të votojnë për të qeverisur. Unë nuk besoj se ka njeri më në Shqipëri që beson se Edi Rama është e ardhmja, apo Meta dhe Basha, kjo do ishte gjëja më e pasens dhe papërgjegjshmëri të hedhësh vota për persona që i ke patur për tre dekada në pozicione kycce dhe që janë përgjegjëist kryesor të situatës ku Shqipëria po boshatiset, dhe ku varfëria është në një përqindje shumë të lartë ekstremi që nuk ka qenë asnjëherë në 3 dekada. Në këto kushte është shumë e rëndësishme të votosh për lëvizjet e reja dhe unë ftoj çdo qytetar që të votojë për LN e cila është e vetmja lëvizje kundra të tre kryetarëve dhe që synon për t’u bërë një faktor për të kushtëzuar një qeverisje të re pas 25 prillit me një kryeministër të pakorruptuar larg këtyre tre emrave duke filluar një fazë të re ndryshimi. Ndoshta është po aq e domosdoshme saç ka qënë në vitete 90-91 për të mbyllur historitë e parave të vjedhura të korrupsionit në nivele shumë të larta për secilin prej këtyre tre kokave dhe të varfërisë dhe pasigurisë për shqiptarët. Kurrë nuk ka qenë një shoqëri më e polarizuar përveçse nga ana politike edhe ekonomike si kësj radhe. Nganjëherë duhen vendimet e forta në jetë, duhen vendime të forta dhe politike, N.q.s nuk do fillojë ndryshimi kundra kësaj klase poltike më 25 prill atëherë edhe një dekadë tjetër do kenë po të njëjtit emra.
Znj. Topalli ju do ta refuzoni propozimin për të qenë president e Republikës së Shqipërisë?
Kam nisur LN për të sjellë ndryshimin dhe për të filluar largimin e 3 kryetarëve, kundër Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Nuk kam hyrë duke pasë në kokë asnjë pozicion të veccantë. Unë I kam pas të gjitha gjërat në jetën poltike, por ama beteja ime është themelore. Gjithmonë nisja është një sfidë. Ccdo hap që bëjmë kuptojmë se sa e rrezikshme do ishte nëse nuk do ta kishim filluar këtë betejë dhe nëse do vijë ndryshimi do vijë për shkak të Lëvizjes për Ndryshim dhe Lezizjeve të reja.
Nuk do ta pranonit?
Nuk e kam menduar asnjëherë.
Si e shikoni aktivizimin e VV në Shqipëri. A shihet modeli i Kurtit si një kërcënim për politikanët shqiptarë?
Nuk besoj se do bëhet faktor në Shqipëri, nuk ëhstë modeli që unë preferoj, por Kosova ka dhënë një mesazh të rëndësishëm duke votuar me votë ndëshkimi dhe proteste kundra emrave që kanë qënë të pereceptuar si të korruptuar dhe që kanë mbajtur për 2 dekada jetën politike të vendit të tyre. Ka ardhur koha që edhe ne të gjejmë kurajon si gjysma e kombit tonë për të ndryshuar politikën shqiptare për të mbyllur periudhën e tranzicionit dhe për të bërë ndryshimin e klasës poltike që e mbajnë peng tre persona. Rama, Meta, Basha. Në 3 mln shqiptarë ka plot emra të cilët janë me një kartë morale të fuqishme që kanë treguar se kanë në jetën e tyre integritet dhe kanë qënë njerëz që kanë arritur majat në fushën e tyre dhe nuk ëhstë një mesazh që LN jep edhe përmes eikpit të saj që është me emra ne lista me tituj profesorë, doktorë, që vijnë nga shkenca, mjekësia, sporti, arti, djem e vajza të rinj ekselentë që kanë mbaruar në Shqipëri, por edhe jashtë. Unë jam krenare për ekipin dhe mesazhi që ata japing është: Ej prit, ka një Shqipëri tjetër që ju shikoni në poltikë, përveç Parlmentit që ju shikoni në tv që janë o krim o medikrioritet dhe që përvec asaj përpiqen t’ju prezantojnë, pasi ata duan vetëm të mbajnë karriget që kanë.
Opozita ka bërë koalicionet parazgjedhore, po ju znj Topalli a do të keni një koalicion apo do të prisni zgjedhjet e 25 prillit dhe më pas do të shihni mundësitë?
Opozita është e ndarë dhe e përçarë. Në fakt në 8 vite është bërë një poltikë përcarëse dhe është krejtësiht e fragmentizuar, ky realitet vjen për shkak të agjentës për të pasur të siguruar kariken e kreytarit të partisë. Shfaqjet që kemi parë midis Meës dhe Bashës nuk kanë asgjë legale, përkundrazi ato jain 2 mesazhe. Mesazhi 1 është për të kërcënuar këdo të nesërmen për t’i thënë që dekretin e bëj unë dhe sipas pamjeve filmike dhe n.q.s ato nuk janë të bazuara në kushtetutë. Mesazhi 2 është I një frike që kanë me njëri-tjetrin dhe mungesë besimi. Në fakt mungesa e besimit është ajoqë karakterizon këo zgjedhje. E para kundër Edi Ramës që ka pas 8 vite mundësi për të pasur një Shqipëri më të mirë , ndërkohë që ne kemi një rënie dhe një pasiguri e largim të njerëzve se nuk gjenë këtu asgje nga qeveria dhe nga ana tjetër mosbesim absolut ndaj opozitës. T’u thuash që të votosh djathtas dhe të shohësh Ilir Metën me kolicion, është tallje. Ndaj dhe LN si e djathta reale ose Partia Demokratike origjinale, përpiqet të mbushë atë boshllëk që këta 3 persona kanë lënë në skenën poltike duke dhënë një mesazh që vendi jonë ka nevojë përë një elitë të re politike, këta e kanë vrarë elitën politiketë 3 dekadave dhe sot është urgjete që të futen të rinje të reja të pakorruptur, e para. Së dyti, vendi ynë vuan për shkak të korrupsionit që është në cdo qelizë të kësaj shoqërie dhe që përcillet së pari nga sjellja politike dhe historia e 3 kreytarëv etë partive. Ndaj dhe LN është kundër E. Ramës, I. Metës dhe L. Bashës.
A e shohin si një kërcënim LN partitë?
Unë e ndjej tek bllokimi idisa mediave, tek sulmet që janë kryesisht të nëndheshme, por të përhapura në një rrjet të strukturave të tyre që tregojnë se sa të pasigurtë janë, edhe nervozizmi i tyre është shenjë e frikës, edhe linja e konfliktit që përpiqen të përcjellin është pasiguria për të qënë apo për të ardhur në pushtet dhe pasigurai për jetën e tyre politike.
Besoj është hera e parë në 3 dekada që ka një përqindje shumë të lartë të shqipatërve të cilët janë të zhgënjyer nga të 3 dhe që do kishin dash që të kishte një ndëshkim për të 3. Atyre ju bëj një ftesë. Ayre që kanë vendosur të rrinë në shpi në shenjë proteste ditën e zgjedhjeve do i thoja se nëse ju rrini në shpi do i bëni nderin më të madh. Dilni nga shtëpia, votoni Lëvizjen për Ndryshim se është votë kundër të treve.
Ju synoni të merrni votat e të djathtëve ao edhe të majtëve?
Ne synojmë të marrim votën e gjithë shqiptarëve që nuk pranojnë korrupsionin, që e refuzojnë megjithë qënien e tyre, vota e çdo nëne që i është larguar djali për shkak të keqqeverisjes së keqe dhe opozitës së shitur, votën e çdo demokrati se jeta ime është me çdo demokrati të vertëtë dhe nuk është rastësi sot që më shumë demokratë janë jashtë PD. Unë nuk besoj se ka ndonjë demokrat që beson vlerat e demokracisë se e ardhmja është me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, apo Lulzim Bashën dhe kunatin e tij. Besoj se e ardhmja është duke ndryshuar këtë klasë politike e cila është përgjegjëse e një varfërie ekstreme dhe një pasigurie të madhe dhe boshatisje të madhe që ekziston tek ne.
Znj, Topalli, nëse merrni mandate do bashkohen këto vota me të djathtën, por nëse ndodh e kundërta nuk do të merrni mandate dhe kjo rrjedhje e votave në shumë zona do t’i shërbejë pozitivisht të majtës.
Mandatet e LN janë mandate që në fakt përkthehen në faktorë ndryshimi dhe shprese. Sigurisht që ato do t’i bashkohen së djathtës duke negociuar siç ndodh në çdo vend të botës për një kryeministër që të jetë i pakorruptuar, ka një përpjekje djallëzore që vijnë nga zyra e kunatit të Lulëzim Bashës që përpiqet të thotë se votat dhe mandatet që do marri LN ikin nga PD. Kjo është një gënjeshtër, ne marrim ato vota që asnjëri prej këtyre të 3 që mund t’i marrin. Dhe janë vota që do ndihmojnë dhe do shprehin vullnetin e çdo qytetari shqiptar i cili refuzon korrupsionin, refuzon boshatisjen e vendit dhe beson në disa parime dhe vlerat e Partsië Demokratike të vërtetë.
Si janë aktualisht marrëdhëniet tuaja me z, Basha dhe z, Berisha? Kur ju keni krijuar LN, Basha ka thënë se këto lëvizje të reja janë të inicuara nga Rama.
Është e njëjta mendësi enveriste e viteve 90. Kur po krijohen PD, kjo ishte propaganda për të demoralizuar çdo qytetar. Është një mendësi enveriste që del nga urdhërat e atij që thotë që jam kryetar i PD që lindi nga pluralizmi. Të mendosh që është rrezik dhe vegël. Tregon frikë e pasiguri, por tregon dhe urrejtjen që kanë
U qëndroni deklarimeve se PD është privatizuar?
Absolutisht. E di çfarë ka ndodh me atë që ishte PD sepse PD origjinale jemi ne LN. Nuk jemi thjesht bij e saj, ne jemi vlerat dhe parimet e asaj që ishte PD dekada më përapara. Ajo që ka mbetur sot është ajo që ka ndoshur për shembull në ’45, kur diktatura konfiskonte pronën që t’ia jepte dikujt tjetër dhe të nxirrte nga shpia gjithë pronarët. E njëjta histori ka ndodhur.
Largimin e figurave si ju, pas konflikteve dhe shkëputjeve që ju bëtë dhe rikthimit me krijimin e LN, a ju bashkuan edhe ata që janë larguar?
Unë ata i kam ish-kolegë, me ta konsultohem, secili në fushën e tyre sepse kanë eksperiencë të gjatë në politikë që është shumë e rëndësishme. Në 2017 me PD ka ndodhur ajo që Enver Hoxha ka bërë me ish-pronarët, u konfiskonte banesën, i nxirrte jashtë, i internonte, i fuste në burg dhe thoshte ata ishin armiq. Armiq na shpalli, na zboi nga partia jonë dhe kujtoi se muret janë vlerat dhe parimet në të cilat ne i kemi besuar. Në fakt ka gabuar dhe fakti që sot është përkrah me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën dhe ndoshta nesër në qeveri me Edi Ramën, proboabilisht edhe mund të jetë, tregon se sa të drejtë kemi pasur kur kemi nisur nismën e LN.
A mendoni se mund të ketë një pakt Basha –Rama?
Ata kanë patur gjithmonë pakt. Edhe listat e tyre dhe veprimet dhe gjithë historia e tij është një histori pazaresh të fshehta mes tyre dhe këtu nervozonte Ilir Metën.
Znj. Topalli ju keni qenë pjesë e ndryshimeve kushtetuese, pse sot jeni kundër?
Nuk kam ndryshuar mendim. Kur kemi bërë ato ndryshime kemi pasur një qëllim që të largojmë të fortit që të marrin mandate nga zonat jozgjedhore dhe besoj se qëllimi ka qënë pozitiv, pastaj nëse kryetarët e partive abuzojnë mbi ndyshimet kushtetuese për të përqëndraur dhe për të patur si autokrat karrigen e kryetarit të partisë kjo është një çështje tjetër që nuk lidhet me ndryshimet kushtetuese. Kjo lidhet me mungesën e demokracisë brendave forcave pollitike, dhe nëse sot ne jetojmë një krizë të fortë politike që ka për pasoja një krizë permanente ekonomike-sociale, por edhe më tej sesa kaq, fillon nga kriza dhe deligjitimiteti i forcace ekzistuese. Dhe reforma ose duhet filluar aty brenda në një moment të caktuar ose lëvizjet e reja do bëhen shumë të fuqishme për t’i asgjësuar këto forca që janë kalcifikuar dhe janë objekte të sundimit të 3 emrave të 3 kryetarëve.
A mund të ketë një rregullim të marrëdhënieve tuaja me Bashën, po me Berishën si i keni marrëdhëniet aktuale?
Problem i politikës shqipatre nuk është një problem personal midis emrave, problem është shkelja e interesit publik për intersa personale, apo për pasurim të anëtarëve të familjes. Në momentin që dikush shfrytëzon karrigen qoftë edhe në vitin e fundit për të shtuar 4-5 vila, mua s’më lidh asgjë me të, cilido qoftë emri Edi Rama, Lulzim Basha apo Ilir Meta. Marrëdhëniet e mia janë ndarë me çdo njeri që në pozicionin e karriges së politikanit të rëndësishëm ka shfrytëzuar karrigen për veten e tij kundër interest të shqiptarëve. Kjo është e prerë për mua. Ndaj jam kundër Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Asgjë s’më bashkon me të korruptuarit.
Cilat janë pritshmëritë tuaja për zgjedhjet e 25 prillit dhe si i konsideroni këto zgjedhje, a do të jetë një sfidë?
Është një sfidë dhe janë vendimtare, minimalisht për dekadën e ardhshme. Dhe uroj që shqiptarët të japin votë ndëshkimi kundra kësaj klase politike për të bërë ndryshimin e klasës politike. Për të mbyllur periudhën e tranzicionit dhe për të filluar një periudhë të re me një kryeministër të pakorruptuar dhe unë besoj se LN do bëhet një faktor i madh ndryshimi dhe shprese për të përcktuar qeverisjen e ardhshme me një kryeministër të pakorruptuar.
Keni një emër, kë do donit kryeministër të Shqipërisë?
Unë nuk kam emër, kam parime: të jetë i pakorruotuar. LN me ekipin dhe listat nuk kanë të krahasuar me asnjë nga të 3 ata në të cilat kanë persona me probleme të mëdha. Ne do sjellim fillimin e një kthese të madhe.



