
President rus, Vladimir Putin, ka vendosur të marrë vaksinën anti-Covid.
Ky lajm është njoftuar nga zëdhënsësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke thënë se Putin ka vendosur ta bëjë vaksinën anti-Covid, por po pret vetëm plotësimin e formaliteteve burokratike.
Kujtojmë se Rusia e ka nisur vaksinimin për qytetarët, por në mënyrë vullnetare dhe pa detyruar askënd.
Po përdoret në masë vaksina Spuntik V, e cila është prodhuar nga vetë Rusia, ndërkohë që vaksinimi ka nisur nga Moska si pika më e nxehtë e Covid.



