Çani: Zgjedhjet do të vidhen, do të hidhet kesh në sasi të paimagjinueshme

Çani: Zgjedhjet do të vidhen, do të hidhet kesh në sasi të paimagjinueshme

Gazetari Arian Çani bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme përmes emisionit “Të Paekspozuarit në MCN TV. Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit do të vidhën dhe se do të hidhet kesh i niveleve të pa imagjinueshme. Sipas gazetarit Arian Çani fushata e kryeministrit Edi Rama është e gjitha alibi dhe këmbënguli se “është i bindur që zgjidhjet do të vidhen sepse nuk ka asnjë indicje që shqiptarët duhet të jenë të mirë me zgjidhjet dhe duhet t’i bëjnë të lira”.

Unë kam një mendim ndryshe që pavarësisht se si mundohet ta bëjë fushatën Rama, mendoj se gjithçka që bën e ka alibi për 25 prillin. Nuk do jetë fare fushata përcaktuese e fituesi. Zgjedhjet do fitohen në mënyra të tjera jo ditën e zgjedhjeve, shumë më përpara. E gjithë kjo duhet krijuar si alibi. Ai nuk është i sigurt me sondazhet dhe i intereson të krijojë një alibi sikur nuk është i qetë, të krijojë një “luftë reale”. Në një vend ku nuk ka asnjë sens komun të gjërave, siç ndodh në Kosovë ku nuk flitet për manipulim zgjedhjesh, këtu jetojmë në një vend qensh. Administratorët e këtij vendi janë një qenëri e paparë. Zgjedhjet vidhën me shumë para, me shumë para dhe unë jam i bindur për këtë. Sepse kesh i niveleve të pa imagjinueshme do hidhen në këto zgjidhje. Sepse bëhet fjalë për mandatin e tretë dhe të katërt. Jam i bindur që zgjidhjet do të vidhen sepse nuk shoh asnjë indicje që shqiptarët duhet të jenë të mirë me zgjidhjet dhe duhet t'i bëjnë të lira”, tha Çani.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy