Gjonaj: Qeveria e Sunak po përdor shqiptarët për të  ndryshuar legjislacionin për emigrantët! ‘Operacioni Fshesa’, i pamundur (VIDEO)

Gjonaj: Qeveria e Sunak po përdor shqiptarët për të ndryshuar legjislacionin për emigrantët! ‘Operacioni Fshesa’, i pamundur (VIDEO)

Ervin Gjonaj, nga media Alb UK deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se artikujt dhe titujt e disa gazetave në Britaninë e Madhe në të cilat shqiptarët cilësohen si kriminelë janë bërë për të rritur tirazhin dhe për të shtuar ndjekësit dhe fitimet në rrjetet sociale.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Gjonaj tha se nuk janë shqiptarët që përbëjnë kriminalitetin në Britani.

Sipas Gjonajt, në të vërtetë nuk po ndodh “operacioni fshesa’ që u trumbetua aq fort nga qeveria e Rishi Sunak pasi nga 12 mijë shqiptarë janë kthyer në Shqipëri vetëm 140 prej tyre.

Gjonaj theksoi se qeveria britanike po përdor shqiptarët për të ndryshuar legjislacionin, por që sipas shoqatave, qytetarëve dhe pjesë të caktuara të politikës, ky fenomen duhet të luftuar në gjenezë, tek trafikantët.

Tituj të tillë janë bërë qesharak. Nuk ka ndonjë influencë të madhe titulli i 'The Sun'. Kishte dhe investigues që nuk ishin ekspertë, pasi kam kontaktuar më kanë kthyer përgjigje dhe më kanë thënë që nuk jemi në dijeni të shifrave të sakta. Ishte një shkrim për të rritur një numër tirazhi dhe për të rritur fitimet në rrjetet sociale, por nuk ka impakt në publik pasi publiku e di si është çështja e kriminalitetit, dhe shqiptarët nuk janë pjesë e saj në Britani.

Shqiptarët po përdoren nga qeveria për të ndryshuar legjislacionin mbi emigrantët, është i vjetër dhe ka ardhur dita të reformohet. Qeveria po përdor shqiptarët, për të mos humbur votuesit konservatorë. Prej 23 vitesh jetoj këtu dhe nismat e marra nga qeveri të ndryshme për të kthyer refugjatët nuk kanë funksionuar. Është i kushtueshëm. Qeveritë nuk kanë mundësi. Në Shqipëri janë kthyer 150 persona nga trumbetimi. Kanë ardhur 12 mijë dhe janë kthyer 140. Mund të ketë një avion tjetër. Por nuk ka 'operacion fshesë' e shoh të paarritshëm. Kjo mënyrë duhet sulmuar në bregun e  Francës dhe  pasi njerëzit vijnë këtu dhe kanë paguar paratë. Njerëzit humbasin para, shqiptarët i marrin dhe borxh. Kush përfiton këtu, trafikanti që pasi bën miliona paund mund të vijë në Angli  dhe të jetojë këtu. Kjo është ajo që qeveria duhet të synojë, dhe kjo është është gjëja që i kërkohet nga politika, aktivistët. I kërkohet të mos penalozihet ai që ven por të fillojë hetim dhe të ndalohetnë vendin e origjinës.

Dhe jo në momentin që personi që vjen i mohohet e drejta për të siguruar të drejtën e tij. Qeveria i ka humbur  binarët me popullin. Poll-et e tregojnë qartë që ka vetëm 21% të elektoratit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy