Spahia: Deklarata e Kim ndërhyrje, detyrimi im ndaj qytetarëve shkodranë

Spahia: Deklarata e Kim ndërhyrje, detyrimi im ndaj qytetarëve shkodranë

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për kryetar bashkie në Shkodër në zgjedhjet e 6 marsit, Bardh Spahia në një lidhje skype në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me deklaratat e bëra nga ambasadorja Yuri Kim për të cilat tha se detyrimi i tij është ndaj qytetarëve shkodranë që e kanë votuar.

Ai tha se deklarata e Kim është një ndërhyrje, ndërsa shtoi se do vazhdoj të jetë në shërbim dhe kontakt me qytetarët e Shkodrës dhe se do të jetë në shërbim të Shkodrës dhe qytetarëve shkodranë.

Shiko unë në fakt mbështetjen dhe detyrimin e kam ndaj atyre një mijë anëtarëve që më kanë votuar në primare dhe padyshim e kam do e kem ndaj çdo qytetari shkodran. Sponzorizimi dhe mbështetja që i ofrohet qeverisë më të korruptuar dhe kriminale kjo është thelbi i vërtetë i diskutimit. Të gjithë e dinë se kemi pasur një qeveri dhe kryeministër që ka kaluar nga skandali në skandal. Unë i premtoj përkushtimin tim maksimal për të qenë pranë problematikave dhe halleve të tyre që janë të panumërta që kanë lidhje me qeverinë e Edi Ramës që për këto 9 vite po i merr frymën Shkodrës.

Unë kam detyrimin si përfaqësues i atyre anëtarëve të PD që më kanë zgjedhur me shumicë absolute votash ti përfaqësoj denjësisht në këto zgjedhje lokale. Deklarata e Yuri Kim mendoj se pas fillimit zyrtar të një gare zgjedhore duhet të jemi shumë më të matur aq më tepër trupi diplomatik, është një ndërhyrje. Do vazhdoj të jem në shërbim dhe kontakrt me qytetarët e Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy