Rastet e larta me COVID, Izraeli vendi i parë në botë që rikthen masat drastike

Rastet e larta me COVID, Izraeli vendi i parë në botë që rikthen masat drastike

Izraeli është bërë vendi i parë në botë që rikthen mbylljen totale, megjithëse me disa tolerime, për shkak të koronavirusit.

Kjo pasi vendi në ditët e fundit ka njohur një rritje tejet të madhe të personave të prekur me koronavirus. Sot, në 24 orët e fundit, janë shënuar në total 4537 raste të reja me COVID-19, një ulje e vogël në krahasim me një ditë më parë kur ishin 5000 raste.

Sakaq është rritur numri i tamponëve në 51378, përqindja e të infektuarve është me 8,8%, rastet aktive 44.984 ku 549 janë në gjendje të rëndë dhe rreth 140 të intubuar. Nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot vendi ka në total 1165 viktima.

Ndër të tjera qeveria ka aprovuar hyrjen në lockdoën që do të nisë nga nesër në orën 14:00 dhe do të zgjasë të paktën 3 javë. Gjithsesi nga ky lockdoën ka një sërë përjashtimesh, mbi të gjitha në pjesëmarrjet në ceremonitë fetare, që kanë ngjallur çudi dhe debate në media kohët e fundit.

Për momentin po diskutohet edhe për mbylljen e shkollave, por gjithsesi për këtë nuk ka ende një vendim zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy