
Një rënie e ndjeshme në vlerësimet e të Gjelbërve dhe pakënaqësi në rritje me punën e qeverisë së Olaf Scholz konstatohet në sondazhin e fundit, i cili u krye nga Instituti Forsa në emër të transmetuesve privatë RTL dhe ntv.
Një përkeqësim i ndjeshëm shënohet edhe në popullaritetin e ministrit të Ekonomisë, Robert Habeck.
Sipas sondazhit, Unioni i Krishterë (CDU/CSU) ka siguruar një përqindje prej 28% (+2 nga matja e javës së kaluar), ndërsa të Gjelbrit mbeten në vendin e dytë me 20% (-4) dhe Partia Social Demokrate (SPD), në të tretën me 19% (+1).
Më tej vjen Alternativa për Gjermaninë me 13% (+2), Partia Liberale (FDP) është kufizuar në 6% (-1) dhe e majta mbetet në 5%.
Nga sondazhi rezulton se vetëm 35% e të pyeturve shprehen të kënaqur me punën e kancelarit Olaf Scholz, ndërsa 63% shprehin mendimin e kundërt, përqindje që përbëjnë “rezultatin” më të keq të kancelarit Scholz deri më sot.
Megjithatë, 71% e mbështetësve të partisë së tij, SPD, janë të kënaqur me stilin dhe aftësitë e tij drejtuese.
55% e qytetarëve shprehen të pakënaqur edhe për punën e ministrit Të Gjelbër të Ekonomisë Robert Hambeck, i cili deri më tani ishte politikani më popullor në qeveri.



