
“Papa, udhërrëfyes shpirtëror i miliona katolikëve, duhet të kishte përdorur një retorikë më paqësore në vend që të mbillte urrejtje dhe përçarje ndëretnike midis popujve”.
Kështu shprehet në Telegram, komandanti çeçen Ramzan Kadyrov, në një reagim për deklaratën e Papës mbi mizorinë ushtarëve çeçenë dhe Buryat në Ukrainë.
"Para ndërhyrjes së NATO-s në punët e brendshme të Ukrainës - shton Kadyrov - ne nuk kishim probleme me popullin ukrainas".



