Covid, Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile/ Si ndryshojnë kushtet

Covid, Franca fut Shqipërinë në listën e vendeve jeshile/ Si ndryshojnë kushtet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Franca e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jeshile.

Bëhet e ditur se të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore.

Lejimi i udhëtimit do të jetë i mundur pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme: 

-Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

-Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ/ 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë.

-Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy