Është riaktivizuar vatra e zjarrit në qendrën tregtare në Lushnjë. Sipas informacioneve, ndërtesa shumëkatëshe është përfshirë nga flakët dhe tymi.
Situata mësohet se është përkeqësuar në katin e fundit të ndërtesës, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat zjarrëfikëse, policore dhe ato RENEA.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për zjarrin janë mbingarkesa e kondicionerëve, pasi qendra tregtare ishte e mbipopulluar nga dyndja për festën e Krishtlindjes.



