Forcat ushtarake amerikane dhe irakiane kryen një operacion të përbashkët kundër Shtetit Islamik në Irakun perëndimor, gjatë të cilit vranë 15 luftëtarë të organizatës xhihadiste ISIS, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) .
Sipas njoftimit nga CENTCOM, grupi xhihadist kishte armë, granata dhe rripa me eksploziv. Ndër të tjera theksohet se nuk ka pasur raportime për viktima civile gjatë operacionit, i cili u krye mëngjesin e së enjtes, më 29 gusht.
Duke vënë në dukje se grupi xhihadist i Shtetit Islamik konsiderohet ende një kërcënim, CENTCOM siguron se forcat e saj në bashkëpunim me aleatët irakianë do të vazhdojnë të ndjekin terroristët.
Shtatë ushtarë amerikanë u plagosën në operacionin e përbashkët, njoftoi më vonë Associated Press, duke cituar ushtrinë amerikane.
Një aleat i SHBA-së si dhe i Iranit, Iraku është shtëpia e 2500 trupave amerikane dhe ka grupe paraushtarake të mbështetura nga Irani të lidhura me forcat e sigurisë.



