Pozicioni më i mirë për gjumë të shëndetshëm (FOTO)

Pozicioni më i mirë për gjumë të shëndetshëm (FOTO)

Pozicionet e trupit janë të ndryshme të çdo njeri që shtrihet për të fjetur: anash, në stomak, në shpinë apo kruspull.

Disa nuk lëvizin fare gjatë gjumit, disa kthehen e rrotullohen tërë natën. Sidoqë të jetë, është veprimi i duhurt, përderisa nuk je zgjuar.

Por ka edhe më mirë se kaq. Trupi juaj është shumë aktiv gjatë gjumit, duke regjistruar kujtimet, duke tretur darkën, duke rimbushur bateritë dhe sigurisht duke marrë oksigjen dhe duke qarkulluar gjakun.

Me sa duket pozicioni që merr trupi gjatë gjumit ka rëndësi për efektshmërinë e secilit nga proceset e sipërpërmendura.

Të flesh në krah të majtë është standardi i artë dhe kjo për shtatë arsye:

1. Përmirëson tretjen

A ju kanë thënë se nuk duhet ngrënë para gjumi, se shëndosheni? Nuk është e vërtetë. Tretja është një process, i cili vazhdon pavarësisht nëse je në gjumë apo zgjuar. Megjithatë, të fjeturit në anë të majtë ndihmon që ky process të zhvillohet më mirë, pasi stomaku ndodhet në anë të majtë të barkut dhe pozicioni majtas ndihmon në kalimin më lehtë të ushqimeve në zorrë.

2. Lehtëson punën e zemrës

Të fjeturit në anë të majtë ndihmon në lehtësimin e punës së zemrës. Duket diçka e vogël, por e ndihmon që zemra të pompojë më lehtë gjak, pasi aorta që nxjerr gjakun ka drejtim poshtë.

3. Lehtëson dhimbjen e shpinës 

Të fjeturit në anë të majtë shmang problemet me dhimbjen e shpinës, ngërçet muskulore, pasi heq stresin nga shtylla kurrizore dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

4. Mbështet stistemin limfatik

Sistemi limfatik ka rol kryesor në lëvizjen e lëngjeve nëpër trup dhe në funksionin imunitar. Të fjeturit në krah të majtë e ndihmon atë në filtrimin e mbetjeve.

5. Më pak urthe

Urthet mund të jenë një efekt anësor i gjumit pas ngrënies, por mund të zvogëlohen me fjetjen në krah të majtë.

6. I rëndësishëm për gratë shtatzëna

Shtrirja në krah të majtë ndihmon në qarkullimin e lirshëm të gjakut  edhe për nënën, edhe për fëmijën, lehtëson presionin e fëmijës në shpinën e nënës dhe mbron mëlçinë e saj nga shtrëngimi i tepërt.

7. Parandalon gërhitjen

Të fjeturit në krah të majtë ndihmon mjaft në reduktimin e zhurmës në më të shumtën e rasteve. Mos harroni, se nuk i kuron problemet që shkaktojnë gërhitjen.

Nëse nuk je mësuar të flesh në krah të majtë, mund të përpiqesh ta fitosh me kohën duke përdorur disa truke. Vër një jastëk midis këmbëve për të penguar rrotullimin, lëviz në krahun tjetër të krevatit etj. /Sipas Healthe&Human/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy