Refuzimi i vizës së Haradinaj, ja çfarë thotë ambassada amerikane

Refuzimi i vizës së Haradinaj, ja çfarë thotë ambassada amerikane

Pas publikimit të lajmit se Kryeministrit Ramush Haradinaj i është refuzuar viza për në SHBA, ka pasur edhe reagime të ndryshme, por të vetmit që nuk janë prononcuar është ambasada amerikane në Prishtinë.

Ambasada amerikane është pyetur nga KALLXO.com për arsyet e refuzimit të përgjigjes për vizën e Kryeministrit, por zëdhënësi i saj, Richad Mei ka thënë se ata nuk komentojnë për çështje individuale.

“Ambasada nuk komenton në raste individuale të vizave për shkak të ligjeve tona të privatësisë të të dhënave”, tha Mei për KALLXO.com

Ndërkohë kryeministri Haradinaj u pyet nga gazetarët për arsyen e refuzimit, por ai tha se nuk ka marrë ende përgjigje.

“Janë disa ngjarje rresht për të cilat kam qejf me shku, por nuk kam marrë përgjigje. Kur t’ma japin (vizën), shkoj. Kaq”, tha Haradinaj pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy