Voltana Ademi në Zululand, një intervsitë për jetën, Shkodrën dhe politikën

Voltana Ademi në Zululand, një intervsitë për jetën, Shkodrën dhe politikën

“Në jetë duhet të bësh gjithçka për të marre notën 10” ka qënë kjo këshilla që i është dhënë Voltana Ademit vite më parë nga babai i saj.

 

Por sa e ka ndekjur këtë këshillë shkodranja Voltan sot, vite më pas?

 

E ftuar në studion e Zululand-it, Kryetaja e Bashkisë Shkodër foli rreth jetës së saj, punën në krye të Bashkisë dhe padyshim për politikën.

 

“Unë mendoj se kam bërë përpjekjet e mia, por ndoshta babai im po të ishte gjallë do të donte më shumë. Prindrit e mi kanë qënë gjithmonë kërkues. Unë kam pasur një fëmijëri të lumtur por  të vështirë pasi rrjedh nga një familje që ka vuajtur nga sistemi” u shpreh Ademi.

 

Të jesh në krye të një bashkie për Voltana Ademin është sa kënaqësi por edhe sakrificë. Ajo tregon se e ka menduar gjatë kandidimin për zgjedhjet lokale te 2015-ës ndërsa shprehet se ka hasur në kundërshtinë e fortë të nënës së saj, e cila nuk ka dashur që të kandidojë.

 

Të punosh në pushtetin lokal është më e vështirë sesa të merresh me politikbërjen, me ligjvënien. Ka vështirësitë e veta por ka edhe kënaqësi të madhe kur arrin të realizosh dicka. Nëna ime nuk ka qënë dakord sepse e dinte që përballja nuk do të ishte e lehtë. Nëna sot vijon të jetë në po të njëtin mendim shto faktin që unë mungoj shumë në shtëpi, i mungoj familjes sime

 

Cilësia që i njeh vetes është thjeshtësia, ndërsa tregon se ka përfunduar studimet e larta në Tiranë për degën Inxhineri Informatike. Në vitin 1998 u rikthye në Shkodër që dijet e përfituara nga studimet t`i vinte në shërbim të qytetit të saj. Ajo që vërehet lehtë kur bisedon me Voltanën është dashuria që ka për qytetin në të cilin është rritur, jeton, e që banorët e tij i besuan drejtimin e një institucioni shumë të rëndësishëm Bashkinë. Edhe pse konçize kur flet për Shkodrën asaj i duhen minuta të tëra.

 

Shkodra pa modesti, është qyteti më i bukur i Shqipërisë. Ka shumë pika që mund të vizitosh, ka më shumë parqe dhe muze. Në Shkodër për dy orë je në mal, për 1 orë je në det, për 5 minuta je në liqen ndërsa për 3 minuta je në lum. Kemi pedonalen që çdo javë ka aktivitete. Në Shkodër vihet lehtësisht për të pedaluar me biçikletë.  Në Shkodër vihet edhe për të ardhur në teatër por edhe për muzikën”  është shprehur Voltana Ademi.

 

Pjesë e pandashme e intervsitës ishte dhe politika si dhe debati me kryeministrin Edi Rama gjatë inagurimit të stadiumit “Loro Boriçi”.

 

 “Ne kemi pasur një disktim të gjatë që nuk ishte në kohën dhe momentin e duhur.Atë ditë ishte një ditë e gëzueshme për Shkodrën. Unë isha nisur me kënaqësine dhe idenë për të pasur një përurim, dhe fjalimi im do të ishte se çfarë do të thoshte për Shkodrën një stadium. Përballja nuk ka qënë e mirë dhe nuk e mendoja se do kishim një debat për një problematik që është ende evidente”.

 

Ndërsa në qëndrimin e tij Nano ka theksuar “Tani që po e njoh Voltanën më duket pak e pabesueshme që për të komunikuar me të ka nevojë për tone ironike, kështu që në përplasjen që është bërë mes kryeministrit Rama dhe Voltanën unë do isha me Voltanën”.

 

Sa i përket reformës territoriale Ademi shprehet se reforma ishte e nevojshme por “duhej bërë në disa hapa të mirëmenduar”.

 

“Po vuajme disa pasoja të reformës. Ne kemi shtet në Europë që një proces të tillë e kanë realizuar për 20 vite. Është larg mendsh që të mendosh se në datën 20 gusht ti kishe 11 kryetar bashkie dhe gdhiesh të nesërmen me 1 kryetar që do menaxhojë gjithë terrotorin me një strukturë që është trashëguar ashtu siç ishte nga komuna. Ka qënë një proces traumatik edhe për njerëzit”.

 

Edhe Shkodra siç çdo qytet i Shqipërisë është përballur me largimet masive të qytetarëve jashtë vendit, arsye sipas Volta Ademit nuk është mungesa e të ardhurave apo e sigurisë por mungesa e shpresës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy