Fotot e Macron me doreza boksi, ironia e francezëve në rrjetet sociale: Si Rocky Balboa

Fotot e Macron me doreza boksi, ironia e francezëve në rrjetet sociale: Si Rocky Balboa

Ka nga ata që vlerësojnë: “Një president luftarak për Francën”. Dhe ata që sulmojnë se “tregon një burrëri groteske si Putin”, apo ironi “Macron si Rocky Balboa”.

Tre ditë pas publikimit të fotografive, nuk pushojnë reagimet në rrjetet sociale për fotot e postuara në Instagram nga fotografi zyrtar i Elysee, Soazig de la Moissonniere, të cilat shfaqin Emmanuel Macron me doreza teksa godet një çantë grushtimi në palestër.

Dy imazhe bardh e zi të presidentit francez në një portret gjysmë të gjatë, fytyra e tij e tensionuar dhe bicepsi duken qartë. Në një nga të dy, më i komentuari, ai madje ka shtrënguar dhëmbët nga mundi.

Një tjetër komenton, “Macron masakron sistemin social francez. Foto bardh e zi, Paris, 2024.”

Në Instagram ka nga ata që e pyesin fotografin nëse nuk ndihet “i bezdisur nga gjithë këto komente idiote që e akuzojnë se ka përdorur Photoshop ”.

Në debatin e vrullshëm online ndërhyri edhe historiani Eric Anceau, profesor në Universitetin e Lorenës:

“Nuk e di nëse janë retushuar apo jo fotografitë dhe nuk ka rëndësi. Ajo që di, megjithatë, është se ato bien brenda atij virilizmi neopopulist që disa liderë e duan sot, duke filluar nga mjeshtri i zhanrit Vladimir Putin”, shkroi ai në Twitter.

Kolumnisti i Liberation, Jonathan Bouchet-Petersen theksoi se si imazhet janë një mesazh i qartë politik dhe duken të kujtojnë përpjekjet e Putinit për të treguar forcën e tij.

Të tjerë e kanë lidhur qëndrimin “konkurrues” të presidentit francez me dëshirën e tij për t’u dukur “i fortë” në çështje serioze ndërkombëtare, duke filluar me propozimin e tij të fundit për të dërguar ushtarë perëndimorë në Ukrainë për të kundërshtuar përparimin e Moskës.

“Ai po ndërton muskujt e tij përpara se të përballet me Putinin”, ironizojnë të tjerë.

Gazeta të tjera franceze i përshkruan fotot në një mënyrë më lajkatare, duke kujtuar se Brigitte Macron kishte treguar sesi bashkëshorti i saj stërvitej dy herë në javë dhe se presidenti tashmë ishte fotografuar me doreza në publik: në 2017 për të mbështetur kandidaturën e Parisit në Lojërat Olimpike të 2024 dhe në vitin 2022, gjatë fushatës së tij për rizgjedhje.

Macron kishte pozuar me doreza boksi edhe në kuadër të Olimpiadës së Parisit. Ai u shfaq me veshje boksi më 8 janar, në një video të shkurtër të publikuar në profilin e tij X 200 ditë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy