Zjarr afër Çernobilit, tymi mbërrin në Kiev

Zjarr afër Çernobilit, tymi mbërrin në Kiev

Tymi i shkaktuar nga zjarret në pyllin afër termocentralit të Çernobilit ka mbërritur gjer në Kiev. Autoritetet e zonës u kërkuan banorëve që të qëndrojnë në shtëpi me dritaret e mbyllura. Sipas të dhënave të Ukrainës, niveli i rrezatimit është normal, por sipas “Kyiv Post” në uebfaqen e IQAir natën e kaluar në orën 11:10 është regjistruar një vlerë e indeksit të cilësisë së ajrit prej 380, e cila cilësohet "e rrezikshme". Me këtë vlerë, sipas agjencisë “France-Presse”, Kievi tani kalon në krye të renditjes globale të ndotjes së ajrit.

Një zjarr i madh shpërtheu gati dy javë më parë pranë termocentralit të Çernobilit, i cili në vitin 1986 u bë skena e katastrofës më të rëndë bërthamore në histori. Të martën autoritetet njoftuan se dëmi ishte i kufizuar. Megjithatë, dje, kreu i Shërbimeve të Urgjencës së Ukrainës, Mykola Chechotkin, njoftoi se zjarri kishte shpërthyer në tri vende për shkak të erës së fortë. Sot rreth njëmijë zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy