“Kërcënime nga Irani për të vrarë Trump”

“Kërcënime nga Irani për të vrarë Trump”

Fushata e Donald Trump thotë se është informuar nga zyrtarë të inteligjencës amerikane për kërcënime reale dhe specifike nga Irani për ta vrarë, në përpjekje për të destabilizuar dhe mbjellë kaos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zyrtarët e inteligjencës kanë identifikuar se këto sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara janë intensifikuar muajt e fundit dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit nga të gjitha agjencitë po punojnë për të siguruar që Trump të mbrohet dhe që zgjedhjet të jenë pa ndërhyrje,” tha zëdhënësi i fushatës së manjatit, Steven Cheung.

Një paralajmërim i tillë vjen pasi Trump i mbijetoi një atentati më 13 korrik, ku u plagos në vesh dhe një person tjetër u vra në një të shtëna në një tubim në Pensilvani.

Më pas, më 15 shtator, një agjent i Shërbimit Sekret vuri re një pushkë që kalonte nëpër një gardh në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach. Agjenti hapi zjarr teksa Trump po luante golf.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy