
Premiera e sezonit të 8-të të “Game of Thrones” është ndjekur nga një numër rekord shikuesish.
Sipas HBO, 17.4 milionë shikues të platformës kabllore, HBO Go dhe HBO Noë, e ndoqën Game of Thrones: Sezoni 8 të shtunën e kaluar, duke kaluar edhe rekordet e mëparshme të Thrones – Sezoni 7, i cili u ndoq nga 16.9 milionë shikues në korrik 2017.
Sezoni final i serisë së famshme shënoi natën më të mirë të transmetimit në historinë e HBO.
Shikueshmëria parashikohet të rritet në javët e ardhshme, kur do të transmetohen edhe pesë seritë e fundit.



